E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati italian/ Milani fiton ne nje menyre te cmendur

Milani vazhdon ngjitjen në tabelën e Serisë A, duke arritur në mënyrën më të çmendur të mundshme fitoren ndaj Leçes, e treta radhazi, e para në transfertë për këtë sezon.

Në pjesën e parë vendasit prekën historinë. Xhiakomaci kaloi në avantazh Leçen që në minutën e katërt, ndërsa pas gjysmë ore lojë, Odo shënoi nga pika e bardhë, ndaj ish skuadërs së tij. Arritja e Leçes u bë edhe më e pabesuhnme teksa pjesa e parë u mbyll 3-0, por në 45 minutat e dyta erdhi kthesa e madhe e Milanit. Njeriu I përmbysjes quhet Kevin princ Boateng.

Mesfushori ganez aktivizohet në phesën e dytë dhe kthen ndeshjen duke shënuar tri herë në harkun e 20 minutave. Me barazimin 3-3, goli I fitores dukej vetëm një çështje kohe për të besuarit e Alegrit dhe shtatë minuta para fundit, Jepes gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur, duke shënuar për kampionët e Italisë. Kështu Milani feston fitoren e parë jashtë fushe, ndërsa rivalët e Interit festojnë suksesin e parë në San Siro. Goli i shënuar nga Tiago Mota në pjesën e parë vendos ndeshjen ndaj Kievos dhe largon Interin nga një pozicion i sikletshëm në renditje.

Ndërkohë, në krye të Serisë A gjendet Udineze që pasi mposhti 3-0 Novarën bën diferencën me Juventusin, që barazoi 24 orë më parë. Golat e Di Natale vazhdojnë të jenë vendimtarë për bardhezinjtë e Guidolit. Në ndeshjet e tjera, Atalanta fitoi 2-1 në Parmë dhe do të ishte në vendin e dytë nëse nuk do të ishte penalizuar me gjashtë pikë. Napoli barazoi pa gola ndaj Kaljarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›