E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronari plagos ish-kamerierin

LUSHNJE - Pronari i një hoteli në Golem të Lushnjës, plagos me armë zjarri ish-kamerierin e tij 28-vjeçar.

Emiliano Mone, i cili prej vitesh punonte në hotelin e Besnik Sulës, i ka kërkuar ish-pronarit t'i jepte pjesën e mbetur të pagesës ende të pashlyer. Sipas policisë, mes dy personave ka pasur debat, të nisur nga fakti se i riu ishte larguar nga puna pa lajmëruar pronarin e tij. Dy personat janë takuar paraditen e djeshme, para lokalit të 33-vjeçarit Sula, në fshatin Golem, pranë aksit nacional Lushnjë-Rrogozhinë. Pas fjalëve të para, Mone i ka kërkuar me ngulm paratë, duke i thënë ish-pronarit se ishte mbytur në borxhe. Sula i ka kërkuar të largohej të riut, por mohimi i tij ka çuar në përplasje fizike e më pas ai ka nxjerrë pistoletën që mbante me vete, duke qëlluar 3 herë me të. Policia e Lushnjës ka mundur të arrestojë autorin, ndërsa Mone ka përfunduar në spital.          m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›