Formular për të zgjedhur gjimnazin
Zgjedhje të shkollës së mesme që përpara se të mbarojnë arsimin e detyruar. Nxënësit duhet të plotësojnë formularët, të cilët u janë shpërndarë disa ditë më parë. Sipas Drejtorisë Arsimore të Tiranës formulari është i detyrueshëm. Dallimi do të jetë vetëm për gjimnazet, ku nxënësi është i detyruar të zgjedhë shkollën e mesme brenda zonës së banimit. Për vazhdimin e arsimit të mesëm në shkollat profesionale, ky kriter nuk vlen. “Një nga hallkat që lidh nxënësin me gjimnazin ku ai do të vazhdoje arsimin e mesëm është formulari për lëndët me zgjedhje në klasën e 10-të”, sqarojnë specialistët e drejtorisë arsimore. Nxënësi është i detyruar që në përfundim të klasës së 9-të, të plotësojë formularin ku ndodhen lëndët me zgjedhje që ka dëshirë të mësojë në vitin e parë gjimnaz. Në këtë mënyrë ai automatikisht do të jetë i lidhur me gjimnazin që ka zgjedhur dhe të mos ketë mundësi të ndryshojë preferencë, në çastet e fundit të regjistrimit në arsimin e mesme.