E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologji dixhitale për poliklinikat

 

Informacion të dixhitalizuar për qendrat shëndetësore. Ky është projekti i fundit i Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Gjithçka në kuadër të reformës së sistemit shëndetësor parësor. “Zhvillimi i teknologjisë së informacionit në këtë sektor është një komponent i rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve në drejtim të ngritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor”, shprehen specialistët e ISKSH. Zhvillimi i teknologjisë së informacionit ka të bëjë me ndërtimin e një sistemi informatik për monitorimin dhe matjen e performancës dhe aktivitetit të personelit mjekësor të qendrave shëndetësore, si dhe llogaritjen e pagesës mbi këtë bazë. Ky sistem aktualisht është ngritur me mbështetjen e USAID dhe funksionon i lokalizuar në 12 drejtoritë rajonale të ISKSH-së, si dhe si projekt pilot në 10 qendra shëndetësore të qytetit të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›