Formularët e dështuar, mjekët sërish marrim para nën dorë për vizitat
Mjekët plotësojnë çdo ditë formularët me të dhëna formale duke mos ndëshkuar xhepin e tyre. Strategjia e ISKSH-së nuk rezulton e suksesshme, mjekët e lagjes sërish ndjekin të njëjtat mënyra
Emanuela Sako
Strategjia e ISKSH-së për kontrollin e punës së mjekëve ka dështuar. Mjekët rezultojnë të pakontrollueshëm në aktivitetin e tyre, pasi vazhdojnë të marrin paratë e vizitave pa prerë faturën përkatëse. Bluzat e bardha fshehin vizitat dhe marrin të ardhurat për vizitë. Ata nuk deklarojnë të gjitha vizitat e kryera në një ditë në poliklinikë, por të dhënat jepen pjesërisht. Nëpërmjet vendosjes së formularëve ditore, ISKSH-ja tentoi që të shmangte mitmarrjen e mjekëve në vizitat që kryejnë mjekët dhe kalimin e të ardhurave dytësore në administrimin e poliklinikave. Shumica e pacientëve që shkojnë për vizitë nuk presin faturat dhe të bëjnë pagesën për vizitën përkatëse, por kryejnë vizitën, duke bërë pagesën tek mjeku përkatës. Të gjitha paratë marra në dorë shkojnë për hesap të mjekut dhe jo në drejtorinë e poliklinikës.
Problemi
Çështja e faturave konsiderohet problem edhe nëpër të gjithë spitalet e vendit. Qytetarët vizitohen me para në dorë pa pasur nevojën e faturës. Kjo është një marrëveshje e heshtur mes mjekut dhe pacientit. Në këto raste pacientët kanë më tepër siguri te mjeku kur i japin paratë në dorë se sa kur presin faturën dhe paratë shkojnë për llogari të poliklinikës dhe administrim shtetëror. Në këtë mënyrë, humbja qëndron për drejtorinë e poliklinikave apo spitaleve, pasi me reformën e fundit të bërë nga ISKSH-ja të gjitha këto të ardhura dytësore do të menaxhohen nga vetë spitalet dhe poliklinikat në të gjithë vendin. Roli i formularëve duket se është një përpjekje ende e parealizuar. Ndërkohë që për mjekët që abuzojnë me faturat, fshehjen e vizitave, apo ryshfetin përcaktohen penalizime.
Rregulli
Mjekët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin kanë pak muaj që po përballen me një rregull të ri. Për herë të parë, mjekët në poliklinika duhet të plotësojnë një formular ditor në fund të përfundimit të ditës së punës. Në këta formularë, mjekët duhet të japin të detajuar aktivitetin e përditshëm shëndetësor, numrin e vizitave dhe procedurat mjekësore që janë ndjekur për çdo pacient. Formulari do të dorëzohet në drejtorinë përkatëse të poliklinikës ndërsa drejtoria do të jetë kontrollori dhe autoriteti përkatës për të ndjekur me përpikmëri punën e stafit të mjekëve të punësuar në një poliklinikë. Ndërkohë të gjitha këto të dhëna hidhen në kompjuter për të bërë sa më të verifikueshme punën e kryer nga mjekët. ISKSH-ja i ka përcaktuar këto rregulla në kontratën e 2009-s me qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Kështu, për herë të parë, janë futur detyrat e Drejtorive të QSH-ve në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i kontratës si dhe janë përcaktuar në një nen të veçantë sanksionet dhe procedurat e shkeljeve dhe të ankimimit. Pjesë e kësaj kontrate është edhe aktiviteti i përditshëm i stafit mjekësor. Kjo metodë do të përdoret për herë të parë dhe bëhet për të shmangur abuzimet nga ana e mjekëve. Në raportet e fundit ka rezultuar se mjekët nuk raportojnë vizitat dhe abuzojnë me barnat.
12 Qershor 2009