E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keçi: “Na mungojnë pajisjet e duhura për parandalimin e zjarreve”



Prefektura e Qarkut të Tiranës do të mobilizojë forcat për parandalimin në kohë të zjarreve, të cilat janë bërë tepër të shpeshta vitet e fundit. Prefekti i Qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi, Deklaroi se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhet Shtabi i Emergjencës, ku do të diskutohet për marrjen e masave kundër përhapjes së zjarreve. Ai shprehet se në kryeqytet, aktualisht janë 5 stacione zjarrfikëse, të cilat janë të pamjaftueshme për përballimin e situatës. “Tirana ka pesë stacione zjarrfikës. Pa dyshim që janë të pamjaftueshme për numrin, për masat që ka tani Tirana, si një qendër metropoli”,- u shpreh Keçi. Rritja e temperaturave gjatë stinës së nxehtë të verës bëhet shkak për rënien e zjarreve dhe favorizon ato të qëllimshmet. Duke pasur parasysh situatën e ndodhur gjatë viteve të fundit, numrin i zjarreve dhe djegia e pyjeve, banesa, kullotave etj, janë bërë të zakonshme.

12 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›