Iles Braghetto: “PDK-ja do të sjellë një kontribut origjinal në Parlamentin e ardhshëm”
Demokristianët italianë, në krah të Ndokës gjatë fushatës elektorale. “PDK-ja po ndërthur traditën me elemente moderne në këtë fushatë”
Eljona Ballhysa
Kryetari i Grupit Parlamentar të Eurodeputetëve të Unionit Demokristian italian, “I nderuari” Iles Braghetto, zhvilloi dje një takim me kryetarin e Partisë Demokristiane shqiptare, Nard Ndoka, me të cilin biseduan mbi ecurinë e fushatës elektorale. Gjatë një interviste për gazetën “Albania” Braghetto shpreh bindjen se PDK-ja do të sjellë një kontribut origjinal në Parlamentin e ardhshëm shqiptar duke ndihmuar dhe në betejën kundër bipartizimit në Shqipëri. Braghetto bëri të ditur se Unioni Demokristian Italian po jep një ndihmesë të veçantë për PDK-në duke shkëmbyer jo vetëm elemente të programit elektoral, por duke dhënë eksperiencën e vyer në hartimin e strategjisë elektorale. Braghetto shprehet se ajo, gjatë kësaj fushate elektorale, ka vënë re një interesim të grupeve të të rinjve kundrejt programit elektoral të Partisë Demokristiane.
Zoti Braghetto, cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri?
Qëllimi i kësaj vizite është për të përforcuar raportet e miqësisë midis dy partive, pra Unionit Demokristian italian dhe Partisë Demokristiane shqiptare. Është një traditë programative shkëmbimi i eksperiencës dhe sidomos në një moment të veçantë dhe delikat siç është zhvillimi i fushatës elektorale. Objektivi ynë është në ndihmojmë sa më shumë mundemi në mënyrë që PDK-ja të jetë prezente në Kuvendin e ardhshëm, në mënyrë që të mbahet i fortë kontributi i kësaj force politike që nuk është i kushtëzuar nga dy blloqet e politikës, i majtë dhe i djathtë. Kjo do të sjellë një kontribut origjinal në Parlamentin shqiptar.
Ku konsiston ndihma që ju po i jepni Partisë Demokristiane gjatë zhvillimit të kësaj fushate zgjedhore?
Mënyra e parë ndihmës është shkëmbimi i eksperiencës si nëpërmjet programeve politike, ashtu dhe me strategjitë elektorale, pasi partitë tona janë shumë të ngjashme, sepse edhe ne në Itali po bëjmë një betejë kundër bipartizimit të politikës. Metoda e dytë që ne po përdorim është për ta futur Partinë Demokristiane brenda familjes së Partive Popullore Europiane duke ndihmuar dhe favorizuar njohjen e saj në këtë aspekt. Metoda e tretë është ndërhyrja deri në bërjen anëtare me të drejta të plota të PDK-së në Unionin e Partive Popullore Europiane.
Si e shikoni zhvillimin e fushatës elektorale në Shqipëri dhe veçanërisht fushatën e PDK-së?
Ajo që kam vënë re është interesimi dhe vëmendja e madhe që kjo parti ka tërhequr te grupet e të rinjve. Ky interes dhe e gjithë kjo vëmendje krijon një atmosferë të re dhe e bën partinë intelektualisht më të përgatitur. Kjo vëmendje sociale aktuale sjell dhe atë vëmendje sociale që kërkon shoqëria shqiptare. Impresioni i dytë i kësaj fushate elektorale janë të gjitha elementet që përdor kjo parti në fushatë, që nga takimet me banorët, mitingjet, manifestimet, shëtitjet në qendrat historike, gjithçka. Shikoj një ndërthurje të traditës me modernen me elementet e reja të shoqërisë dhe mendoj se ky është një qëndrim mjaft i mençur i Partisë Demokristiane.
Çfarë mund të thoni për lidershipin e Partisë Demokristiane?
Zoti Ndoka është një kryetar që të krijon sensacionin e sigurisë, madje edhe fizikisht, pasi është i ri dhe ky është një element pozitiv për elektoratin. Ai është i vëmendshëm të sjellë në publik vlerat e trashëguara të partisë, por edhe të hedhë sytë drejt së ardhmes. Tek ai ndërthuren mjaft mirë bashkëjetesa mes traditës dhe modernes. Ndërsa kryetarin e koalicionit “Poli i lirisë”, zotin Meksi, e njoh më pak se zotin Ndoka. Por ajo që unë vë re është se ai është i ndërgjegjshëm rreth asaj që nuk shkon në Shqipëri, mbi atë që frenon zhvillimin solidar masiv. Meksi ka një koncept mbi metodat që përdor Berisha duke e njohur mirë situatën, gjen dhe metodat për të dalë mbi këtë gjendje.
Ndoka: “Mbështetja e demokristianëve italianë është e rëndësishme për ne”
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjatë takimit me europarlamentarin Braghetto nënvizoi se mbështetja e demokristianëve italianë në një moment të tillë është shumë e rëndësishme për PDK-në. “Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse kanë të bëjnë me një përpjekje tinëzare për të shkatërruar vlerat e demokracisë shqiptare, ndaj dhe mbështetja e demokristianëve italianë për demokristianët shqiptarë, e cila vjen në një çast shumë kritik, përbën një domethënie shumë të rëndësishme për ne”, - deklaroi Ndoka. Gjatë vizitës në Tiranë Braghetto u takua dhe me kryetarin e Polit të Lirisë, Aleksandër Meksi. Ai theksoi se është në traditën e partive demokristiane të Europës që të bashkëpunojnë ngushtë ndërmjet tyre për të ruajtur vlerat që këto forca politike përfaqësojnë, si dhe vlerat e një demokracie substanciale.
Sipas tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, pluralizmi dhe demokracia kërcënohen nga tendenca për t’i formalizuar ato. “Kishte një tendencë për të shndërruar pluralizmin dhe demokracinë në pronë të dy partive. Në Itali ne ia arritëm ta ndalim këtë projekt autoritarist dhe jodemokratik. Tashmë demokristianët italianë të UDC-së kanë një përfaqësim të denjë, jo vetëm në institucionet italiane, por dhe në Parlamentin italian. Unë besoj se dhe në Shqipëri projekti për të ndarë pluralizmin do të dështojë dhe Poli i Lirisë e Partia Demokristiane do të kenë një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin e ardhshëm”, - është shprehur Braghetto.
12 Qershor 2009