E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerësim me pikë për poliklinikat

Sa më mirë do të kujdeset personeli shëndetësor për popullatën që mbulon, aq më shumë lekë do të hyjnë në arkat e poliklinikave. Sipas ISKSH-së, reforma për pagesat sipas performancës po vijon mësëmiri.

"Kjo po synohet të arrihet përmes stimulimit financiar, duke shpërblyer dhënësit e shërbimit për performancën dhe cilësinë e shërbimit, përkatësisht me 10 për qind dhe 5 për qind të buxhetit", sqarojnë specialistët e këtij instituti. Sipas tyre, për 5 për qind shtesë (performanca), janë ripërcaktuar 6 indikatorë për të cilët është vendosur një sistem pikëzimi. Përmes këtij sistemi çdo indikator do të matet proporcionalisht dhe bazuar mbi pikët e marra, do të bëhet dhe shpërndarja e buxhetit përkatës, për të gjitha qendrat shëndetësore. "Përcaktimi i indikatorëve për matjen e cilësisë është bërë duke u nisur nga praktika të njohura botërore dhe bazohet mbi indikatorë që janë sinjifikativë për sistemin shëndetësor të një vendi", thanë specialistë të ISKSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›