Formulari A2, pesë këshilla që ju bëjnë fitues
Mbas mbarimit të dy provimeve me zgjedhje dhe pas marrjes së rezultateve të tyre, maturantët janë në gjendje që të bëjnë zgjedhjen e “duhur” në Formularin A2.
Tashmë që dy provimet me zgjedhje kanë përfunduar, duhet të bëni kujdes e të mprihni mirë lapsin përpara se të plotësoni Formularin A2.
Çfarë nuk duhet të harroni
Rezultatet që keni marrë në provimet me zgjedhje janë thelbi i plotësimit të këtij formulari dhe mundësia kryesore për t`ju bërë fitues. Nëse keni dalë me nota të mira në Letërsi dhe në Matematikë, atëherë nuk keni pse të frikoheni nga asnjë përballje... duhet thjesht të kujtoni se cilat lëndë me zgjedhje keni preferuar e të shihni se cilat degë kanë zgjedhur këto lëndë.
Por, nëse nuk keni marrë pikët absolute, ose të paktën një 9, atëherë përqendrohuni në degët më pak të pëlqyera. Mos harroni: vitin e kaluar në Mjekësi nuk kanë hyrë nxënës që kanë pasur mesatare 9.5! Kështu, përpiquni të mënjanoni degët më të preferuara si, Drejtësia, Mjekësia, Inxhinieria e Ndërtimit dhe mëshoni në ato degë ku nuk ekziston konkurrencë aq e fortë.
Mbi të gjitha, kini parasysh se ndër dhjetë degët që duhet të plotësoni në Formularin A2, duhet medoemos që dy të fundit të jenë degë jo fort të pëlqyeshme, që zakonisht nuk plotësojnë kuotat, si një pjesë e degëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe degë të universiteteve të rretheve. Kjo do t`ju mundësonte që edhe në rast se nuk keni arritur të grumbulloni pikët e mjaftueshme për lëndët që keni dëshirë të vazhdoni, të paktën nuk do të mbeteni pa shkollë.
Mos harroni A1-shin!!!
Maturantët, të cilët kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të larta. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Gjithashtu, për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në përcaktimin e lëndëve sipas një rendi të caktuar, po zhvillohen dhe periudha konsultimi me mësues specialistë të fushës, për të ndihmuar nxënësit në zgjedhjen e lëndëve të duhura për në fakultet.
Formulari A2
Bëhet me dije se Formularin A2 maturantët duhet ta plotësojnë dhe më pas ta dorëzojnë brenda datës 9 korrik. Maturantët që janë në dijeni të notave të tyre e kanë më të thjeshtë që të zgjedhin universitetin ku ata mund të pranohen, pra në bazë të këtyre dy notave ato do të zgjedhin universitetet e parapëlqyera prej tyre.
Bëhet me dije se edhe këtë vit formularët e shpërndarë në shkolla do të jenë unikë, çka do të thotë se në rast të rrumbullakosjes gabim të preferencave, maturantët nuk do të kenë mundësi të pajisen me formular të ri, kjo pasi Formulari A2 nuk është i riprodhueshëm. Çdo maturant do të shpallet fitues i një universiteti duke respektuar dëshirën fillestare dhe kriterin e pikëve të grumbulluara në degët ku ata kanë aplikuar.
Burime nga ministria bëjnë me dije se maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në plotësimin e Formularit A2. Ata duhet që patjetër të plotësojnë ose të shenjojnë të dhjeta zgjedhjet e tyre, pra nuk duhet të lënë asnjë prej dhjetë mundësive të tyre pa zgjedhur.