E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin operacionet, uji kthehet në çezmat e QSUT

Pritet që ditën e sotme të vazhdojë puna normale dhe të rinisin operacionet në spitalet e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”. Pas modifikimit të rrjetit të ujësjellësit që pajis me ujë këtë qendër spitalore, mjekët kanë vendosur që të rifillojnë me kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Uji

Mungesa e ujit shty për disa ditë me radhë operacionet në spitalet e QSUT-së. Mjekë dhe pacientë u gjenden të papërgatitur përballë situatës të krijuar. Gati të gjitha pavijonet e këtij spitali nuk u furnizuan me ujë. Pacientët në pritje për të kryer operacionet janë gjendur përballë mjekëve të cilët nuk i merrnin përsipër. Në gjendje të rëndë shëndetësore pacientët do të mund të kryejnë operacionet vetëm ditën e sotme. Mungesa e ujit ka shkaktuar ndërprerjen e çdo lloj operacioni që mund të kryhet në këtë qendër dhe në mënyrë të veçantë për pavijonin e kardiokirurgjisë.

Një fluks i madhe pacientësh po presin me javë të tëra të shtuar në këtë pavijon. Nga bluzat e bardha atyre u është komunikuar se shkak për mosrealizimin e operacioneve është bërë mungesa e ujit në pavijon. Ndërsa dje gjatë një mbledhje urgjente mes drejtorisë dhe stafit mjekësor të këtyre spitaleve është vendosur që të fillojë puna normale për kryerjen e operacioneve. Bluzat e bardha kishin vendosur që të ndërprenë edhe operacionet urgjente pasi mungonte uji. Por me riparimin e defektit është dhënë urdhri që të rinis puna.

Furnizimi

Ndërsa dje i është dhënë zgjidhje furnizimit me ujë të QSUT. Kështu spitalet e kësaj qendre, që nga dita e djeshme ka filluar të furnizohet rregullisht me ujë dhe ka marrë garanci nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve se uji në këtë qendër nuk do të mungojë gjatë muajve të verës, pavarësisht disa problemeve të ndodhura ditët e fundit.

Drejtoria e QSUT bëri të ditur se nga dita e sotme mjekët kardiokirurgë do të fillojnë operacionet me kapacitet të plotë, pas dy ditë reduktimesh. Në shërbimin e Kardiokirurgjisë ekzistojnë të gjitha kushtet për kryerjen e operacioneve.

Ndërkohë që në fund të muajit qershor drejtoria e QSUT përmes një urdhri ndërpreu kryerjen e operacioneve të planifikuara, duke zhvilluar vetëm rastet emergjente që i drejtohen këtyre spitaleve. Sipas drejtorisë së QSUT kjo zgjidhje u mor si shkak i temperaturave të larta dhe problemeve që mund të shkaktonte tek pacientët dhe plagët e tyre mund të infektoheshin

Gjatë periudhës së para ndërprerjeve të operacioneve duke iu referuar të dhënave të shërbimit të Statistikës Mjekësore në Drejtorinë e QSUT, rezulton se mesatarja e operacioneve të kryera gjatë viteve 2005-2006-2007, nga datat 23 qershor deri më 1 korrik është 414 operacione, ndërsa po për këtë periudhë në vitin 2008 janë kryer 508 operacione.

Mungojnë çezmat publike, Tirana thahet për ujë

Në këto ditë të nxehta vere nuk mund të freskohesh në një çezme publike në asnjë nga rrugët e kryeqytetit. E gjitha kjo ndodh sepse gati në ët gjithë Tiranën nuk ka të tillë. Të vetmet çezme që ndodhen janë ato të hapura nga persona të ndryshëm në mënyrë private. Ndaj dhe nëse ju ndodh që të gjendeni për gjatë gjithë ditës rrugëve të Tiranës për punë të ndryshme zor se do të gjeni ndonjë çezme për tu freskuar apo thjesht për të shuar etjen. Ndërsa për banorët të cilët vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre dhe mendojnë të mbushin ujë gjetkë u duhet të udhëtojnë për në lagje të tjera disa metra larg. Zonat që po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm janë zona e Kombinatit dhe Komuna e Parisit. Për pjesën tjetër të kryeqytetit uji vjen me orar të kufizuar. Nga ana tjetër drejtoria e ujësjellësit në Tiranë deklarojnë se dy nga arsyet e kësaj situate janë vjedhja dhe shpërdorimi i ujit. Sipas të dhënave, 40% e tij vidhet nga banorët e zonave përreth impiantit. Por shpërdorim ka edhe brenda në Tiranë. Për të ulur abuzimet me ujin e pijshëm punonjësit e ujësjellësit kanë filluar të fotografojnë abuzuesit dhe t'i gjobisin nga 10 mijë deri në 50 mije lekë. Sipas ujësjellësit, Tirana furnizohet 3 herë në ditë me nga 2 orë ujë. Por këtu nuk përjashtohen mungesat që zgjasin disa dite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›