Formulari i ri që duhet të plotësojnë ish-të përndjekurit për dëmshpërblim
Si duhet të veprojnë ata që do të aplikojnë gjatë këtyre ditëve në Ministrinë e Drejtësisë. Të dhënat dhe dokumentet që duhet të dorëzohen në fillim për t’u shqyrtuar
Laureta Rryçi
Tiranë - Ish-të përndjekurit që do të përfitojnë dëmshpërblim falë ndryshime të fundit të bëra në ligj duhet të plotësojë fillimisht një formular. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm formularin e plotë që duhet të plotësohet në fazën e parë të aplikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Në bazë të këtij formulari do të nisë shqyrtimi nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë nëse aplikanti përfiton dëmshpërblim ose jo. Në formular duhet të jepen të dhëna të sakta, pasi gabimet e rrezikojnë aplikuesin për të mos e përfshirë atë në procesin e dëmshpërblimit.
Procedura
Paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit vetëm me anë të Postës Shqiptare, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga Ministria. Çdo ish-i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin që është më poshtë. Në këtë formular shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje; për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi. Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Tarifa e këtij shërbimi postar, e reduktuar, është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky shërbim postar kryhet në të gjitha filialet postare të qyteteve dhe të bashkive të vendit.
Masa e dëmshpërblimit
Masa e dëmshpërblimit për çdo të dënuar politik, për çdo ditë vuajtjeje dënimi të kryer, në burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim në hetuesi, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, dëmshpërblehet financiarisht, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në ditë. Për personat që kanë vuajtur internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit është 1 000 (një mijë) lekë në ditë. Për personat e tjerë të internuar ose të dëbuar parashikohet një skemë pensioni, e cila do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Dëmshpërblimi i përcaktuar në paragrafin më sipër u takon dhe familjarëve të tij, në pjesë të barabarta takuese, kur i dënuari nuk jeton më. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake. Nga shuma që çdo i dënuar politik do të përfitojë nga këto përllogaritje do të zbritet masa e dëmshpërblimit që ai ka përfituar me ligjet e mëparshme. Ndërsa për familjarët e viktimave, të pushkatuara apo të ekzekutuara me dënim politik të padrejtë, për vuajtjen dhe persekucionin, është përcaktuar që të përfitojnë një dëmshpërblim financiar të barabartë, gjithsej, në masën e 8 viteve kompensim dënimi me burgim. E drejta e familjarëve për të kërkuar dëmshpërblim është e drejtë jopasurore vetjake.
Tarifat për shërbimet që do të kryejnë ish-të përndjekurit
Nga Posta Shqiptare:
Për qytetin e Tiranës, 70 lekë për aplikim
Për qytetet dhe zonat jashtë Tiranës, 100 lekë për aplikim
Nga shërbimi konsullor i Republikës së Shqipërisë, 15 euro për aplikim
27 Prill 2009