E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari që duhet plotësuar kur keni ankesa për pronën



Laureta Rryçi

Tiranë - Qytetarët që kanë ankesa për pronën e tyre tani mund të plotësojnë një formular për të mësuar më pas nëse i takon apo jo e drejta e pronës. Madje nëse ai disponon të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë e tij, pas shqyrtimit nga drejtuesit e Hipotekës regjistrimi i pronës kthehet në akt zyrtar. Burime pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shpjeguan dje për gazetën “Albania” se përveç iniciativave që po ndërmarrin vetë zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, ky formular do të ndihmojë duke dhënë indicien nga vetë qytetari. Formulari kërkon të dhëna të detajuara mbi pronën për të cilën është ngritur ankesa si dhe dokumentet që disponohen.
Struktura e re
Prej pak kohësh ZQRPP-ja ka ngritur strukturën e re që do të merret me verifikimin e regjistrimeve. Sakaq ka nisur verifikimi i regjistrimeve në të gjitha zyrat vendore. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka ngritur një grup pune, i cili po harton rregulloren e brendshme të institucionit. Sipas burimeve zyrtare nga kjo zyrë, kjo rregullore do të normojë punën e Zyrës duke mënjanuar të gjithë problematikën që është vënë re deri sot. Të njëjtat burime pohuan se deri në vitin 2009, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe të krijojë një regjistër unik të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, në këtë institucion po bëhet inventarizimi i të gjithë dokumentacionit, i cili është lënë në gjendje të mjeruar për 10 vite radhazi. Procesi i inventarizimit ka përfunduar në shumicën e rretheve të vendit, ndërsa është në përfundim e sipër në qytetet kryesore për shkak të volumit të madh të dokumentacionit. Kjo do të sjellë pamundësinë e manipulimit me dokumentet apo zhdukjen e tyre, fenomene që janë vënë re rëndom në dhjetë vitet e fundit.
Vendimet e para
Ndërsa nis shqyrtimi i dhjetëra regjistrimeve, kryeregjistruesi Arben Qirjako ka hedhur firmën e tij për ankesat e para për mbivendosjet. Vendime këto që u publikuan në numrin e djeshëm nga gazeta “Albania”. Ankesat u përkisnin qyteteve të ndryshme dhe kryesisht bëhet fjalë për sipërfaqe të konsiderueshme trojesh. Prej këtyre pronave, të gjitha këto familje kanë qenë në konflikte me njëra-tjetrën prej vitesh. Ndaj vendimit të Qirjakos të gjitha këtyre familjeve u lind e drejta të apelojnë brenda 30 ditëve. Pak kohë më parë, kreu i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Pasurisë, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi figuron e regjistruar në regjistrat e zyrës së regjistrimit mbi bazën e dublikatës, do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në zyrën e regjistrimit si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt.

FORMULAR TIP
K Ë R K E S Ë
Për Fshirjen e Regjistrimit/ve të Pasurisë/ve së Paluajtshme të kryera në kundërshtim me ligjin dhe të atyre që krijojnë mbivendosje
DREJTUAR: ZYRËS VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
____________ ____________
A. KËRKUESI: 1. PERSON FIZIK Emri ________________ Atësia ____________
Mbiemri _________________
Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr ___________ Datë _______________
2. PERSON JURIDIK Emri ______________ Nr i vend. gjyk. /Nr. Certifikate regjistrimi nga
QKR___________ Data e Regjistrimit__________ Rrethi _______________
Përfaqësuesi i kërkuesit( nëse ka):: 1. PERSON FIZIK Emri ________________
Atësia ____________ Mbiemri ________________, Lloji i dok. Identifikimit _____________ Nr
___________ , Datë ________________;
2. PERSON JURIDIK Emri ____________ Nr i vend. gjyk./ Nr. Certifikate regjistrimi nga QKR
_________ , Data e regjistrimit______
Informacion kontakti I kërkuesit/personit te autorizuar: Tel/ cel _______________ e-mail
__________________________ Fax _____________
Adresa e kërkuesit: ______________________________________________, Adresa
alternative________________________________________
B. OBJEKTI I KËRKIMIT: 1. Fshirja e regjistrimit/ve të kryera në kundërshtim me ligjin
2. Fshirja e regjistrimit/ve që krijojnë mbivendosje
C. LEGJITIMITETI I KERKUESIT:
1. PRONAR ( INDIVID)
2. SUBJEKT SHTETËROR QË KA NË ADMINISTRIM OSE PRONËSI
3. AVOKATI I SHTETIT
4. ORGAN I KONTROLLIT
D. BAZA LIGJORE E KËRKESËS: Ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, neni 10; nenet 192-197 të Ligjit nr. 7850, datë 29.04.1994 “Kodi Civil i
Republikës së Shqipërisë”, Ligji nr. 8485, datë 12.09.1999 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimi nr.1, datë 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave “Për procedurat e regjistrimit në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, Udhëzimi nr.4, datë 21.11.2007, i Këshillit të Ministrave “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre që krijojnë mbivendosje, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme”
E. INFORMACION MBI PASURINË/VE E KËRKUESIT (Nëse kërkesa bëhet në cilësinë e pronarit ose administruesit të pasurisë)
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: ______________________________________________________________
Te dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Të dhëna nga hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ____________
F. INFORMACION MBI PASURINË/TE QË KËRKOHET TË FSHIHET
Rrethi _______________, Bashkia/ Komuna ______________ , Fshati/Njësia ____________
Adresa e pasurisë: _____________________________________________________________
Të dhëna nga kartela: Nr i ZK _________, Nr i pasurisë __________, Volum ___________ ,
Faqe _____________
Të dhëna nga Hipoteka: Nr i hipotekës _______________, Viti i hipotekës ________________
G. PËRMBAJTJA E KËRKESËS: Kërkoj fshirjen e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme (përshkruhen të dhënat e pasurisë sipas shkronjës “D” të këtij formulari)_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________,
Me pronar( përshkruhen të dhënat e pronarit)_______________________________________
_____________________________________________________________________________.
Arsyet ku e mbështes kërkesën:
1. Krijon mbivendosje me pasurinë/të (përshkruaj të dhënat e pasurisë/ve që krijon
mbivendosje)__________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________,
Dhe/ose
2. Është regjistruar në kundërshtim me ligjin, pasi (rendit argumentet pse është regjistrim
i kryer në kundërshtim me ligjin)
_____________________________________________________________________________
___________________________________________________________________-
Bashkëlidhur kërkesës po ju paraqes dokumentet e poshtëshënuara ku e bazoj kërkesën
dhe pretendimin:
1)________________________
2)________________________
3)________________________
4)________________________
5)________________________
(Cito për secilin dokument nëse është origjinal apo njësi e njehsuar me origjinalin)
KËRKUESI
_______________________
(Emër, mbiemër, firmë,)
Data e kërkesës: ________/_________/_________

14 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›