E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulë për numrin e deputetëve

• Socialistët në propozimet e tyre për sistemin proporcional rajonal kanë ofruar metodën më të suksesshme të llogaritjes së votave në rajon.Aristir Lumezi Metoda D'Hondt, e cila mban emrin e matematicienit belg, Viktor D'Hondt, është bërë e famshme pasi u mor si metodë e përllogaritjes së përqindjeve zgjedhore, nga shumë vende evropiane. Përpos sistemit zgjedhor spanjoll, këtë formulë përdorin edhe vende të rajonit si Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Turqia dhe shumë vende të tjera evropiane, përfshi dhe Italinë. Formula në dukje është e thjeshtë, por ka një efekt thelbësor; përafron numrin e deputetëve të dy partive kryesore dhe jep hapësira edhe për ndonjë parti të tretë. Pasi janë marrë përqindjet e partive politike në një rajon, ku sicc dihet Shqipëria është ndarë në 12 rajone në bazë qarku, nis përllogaritja e deputetëve që partitë do të marrin në këtë qark. Para zgjedhjeve të përgjithshme, KQZ do të ketë përcaktuar sa deputetë do të ketë një qark, i cili do të dalë nga numri i votuesve të një qarku shumëzuar me numrin e përgjithshëm të votuesve në shkallë vendi shumëzuar me numrin e përgjithshëm të deputetëve të kuvendit, pra 140. Ndërsa metoda e Viktor D'Hondt do të përdoret për të bërë shpërndarjen e deputetëve në një qark.  Në rast se jemi në një qark me 10 deputetë, sipas kësaj metode, kandidati i parë në listën e partisë fituese të qarkut, që është një nga dy partitë, PS ose PD, fiton automatikisht. Pastaj, për të caktuar deputetin e dytë, numri i votave të partisë fituese pjesëtohet me 2 dhe krahasohet me numrin fillestar të votave të partive të tjera. Në qoftë se edhe gjysma numrit të votave të saj është më i madh si numër krahasimisht me votat fillestare të çdo partie tjetër, kandidati i dytë i saj në listë fiton. Më tej, numri fillestar i votave të kësaj partie pjesëtohet me 3, për t'u krahasuar përsëri me numrin fillestar të votave të secilës parti konkurrente. Dhe kjo procedurë vazhdon deri sa të caktohen të 10  deputetët e këtij qarku. Ne tabelën ilustruese në një qark me 10 deputetë, kur partia e parë ka marrë 42% të votave, partia e dytë 38 % të votave dhe partia e tretë 8% të votave, tre partitë e para shpërndajnë votat sipas vlerave më të mëdha të krahasueshme në tabelë. Partia e parë merr sipas kësaj metode 5 deputetë, partia e dytë në renditje merr 4 deputetë dhe partia e tretë  merr një deputet, ndërsa partitë e tjera nuk marrin asnjë deputet.  Partitë e mesmeSistemi zgjedhor rajonal favorizon dy partitë kryesore dhe partitë e mesme, të cilat kapin një përqindje jo të papërfillshme, veccanërisht në qarqet me numër të madhe deputetësh, ku përpjesëtimi i koeficientit me numrin e përqindjes së partive jep mundësi që numri i deputetëve të zbresë dhe tek partitë e mesme, por duke përjashtuar në mënyrë absolute partitë e vogla. Por ashtu sicc është denoncuar nga të gjitha partitë parlamentare përvecc PS-së dhe PD-së, sistemi spanjoll rajonal eliminon nga kuvendi i ardhshëm të gjitha partitë e vogla të cilat kanë marrë deri në 4 përqind në zgjedhjet e ardhshme. Sipas llogaritjeve të bëra nga partitë e vogla politike, rajonet e propozuara nga PS në bazë qarku, janë shumë të disfavorshme për këto parti. Vetëm në 3-4 qarqe pragu elektoral për të marrë deputetë është 5-6 përqind, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera, ky prag lëviz nga 8 deri në 20 përqind, numra të cilat bëhen të arritshme vetëm nga dy partitë e mëdha, PS-PD.     BelloDeputeti socialist Marko Bello u shpreh dje se PS-LSI janë parti të cilat kanë bashkëpunuar vazhdimisht me njëra-tjetrën dhe shpreson se ky bashkëpunim do vazhdojë. “Rruga jonë është ajo e bashkëpunimit. Ne kemi qenë aleatë dhe do të jemi aleatë dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009”, tha Bello.  IslamiBashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Kastriot Islami, tha dje se ndryshimet në Kushtetutë do t’i hapin rrugë komisionit. “Pas miratimit të sistemit të ri zgjedhor në Kushtetutë, ai do të kthehet në orientim për Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili do të duhet ta përkthejë atë në Kodin Zgjedhor në gjithë elementet më konkretë”, tha Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›