E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reformat, Parlamenti rol qendror”

• Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në deklaratën e saj në seancë bëri të ditur se reformat do të jenë pjesë e institucionit që ajo drejton, duke marrë rolin kryesor.“Unë mendoj se rritja e rolit qendror të Parlamentit nuk është meritë e imja. Ajo është meritë e të gjitha forcave politike. Eshtë një realitet i shkruar në Raport-Progresin e Bashkimit Evropian. Eshtë një rritje e dimensionit të parlamentarizmit. Ky Parlament arriti të bënte vendin me President dhe është meritë e të gjitha forcave politike që ky Parlament kaloi ligjin themelor të reformës për drejtësi. Eshtë një vlerë e këtij Parlamenti që nuk kemi më nevojë që, për çështje të rëndësishme të ndërhyjnë të huajt, nuk është më nevoja që të ecim me tryeza jashtë institucionit qendror, jashtë atij që mbart sovranitetin dhe që është Parlamenti”, tha Topalli.Sipas saj, “është fat i madh që Parlamenti, nga një rol periferik që ka pasur në të kaluarën, ka marrë rolin e protagonistit politik të vendimmarrjes dhe të reformave themelore. Kjo është meritë e gjithë klasës politike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›