Fort Dox”, amerikanët nxjerrin në gjyq 3 shqiptarët e Maqedonisë
NJU XHERSI- Në Nju Xhersi, nis sot gjyqi ndaj pese personave, mes te cileve tre shqiptare nga Maqedonia, te cilet ne vitin 2007 planifikonin te kryenin sulme ne bazen amerikane “Fort Dix”. Ne gjyq priten te paraqiten pese te arrestuarit mes te cileve, shqiptaret Dritan Duka, 28 vjeç, Shain Duka, 26 vjeç, Elvid Duka, 23 vjeç, te tre keta vellezer qe jetonin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. 5 nga te arrestuarit jane akuzuar per ‘vrasje ne tentative te ushtareve amerikane te Fort Dix’, akuze kjo qe mund te coje deri ne burgim te perjetshem. Arrestimi i tyre u be pasi, ne baze te disa provave dhe xhirimeve ne videokaseta DVD, u zbulua se ishin duke pergatitur nje sulm te armatosur kunder bazes ushtarake te “Fort Dix”, ne Nju Xhersi ku sterviten ushtaret qe nisen per ne Irak. Aktpadia prej 27 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të qytetit Camden të Nju Xhersit përshkruan aktivitetin e këtyre personave në përpjekje për të vrarë qindra ushtarë amerikanë rezervistë në bazën Fort Dix para se ata të niseshin për në Afganistan e Irak. Autoritetet amerikane pohojnë se kundër të gjithë të dyshuarve kanë dëshmi të forta se një periudhë të gjatë kanë përgatitur sulme mbi kompleksin ushtarak Fort Diks, si dhe mbi bazën e afërt detare.
(d.b/Newws24/BalkanWeb)