Vdes në traget kamarieri italian
26/01/2005
DURRES - As mjeku i tragetit “Flaminia” dhe as mjekët e urgjencës së spitalit të Durrësit, nuk kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja italianin Assantino. Vdekja e italianit, që shërbente si kamerier në këtë traget, është cilësuar natyrale nga ekspertë të mjekësisë ligjore dhe se gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 54-vjeçari, me banim në Torro del Grecio, të Napolit, ka qenë në kabinën e tij në kohën që ka shfaqur probleme shëndetësore. Por, në kohën që anëtarë të ekuipazhit të tragetit kanë bërë të gjitha përpjekjet të afrojnë ndihmën mjekësore, 54-vjeçari ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e deklaruara mësohet se ka qenë infarkti që e ka përplasur fillimisht në derën e kabinës dhe më pas në dyshemenë e tragetit, ndërsa është theksuar se shtetasi i huaj nuk ka qenë konsumator i alkoolit.