E Diel, 1 Nëntor 2026

Guti & Roberto Karlos zgjasin kontratat me Realin

Mesfushori spanjoll, Hozé Maria Gutierrez, ose i njohur shkurt si "Guti", dhe mbrojtësi brazilian, Roberto Karlos, kanë zgjatur kontratat e tyre me Realin e Madridit, përkatësisht deri në vitin 2010 dhe në vitin 2008, bëri të ditur dje klubi nënkampion i Spanjës.
"Gjetëm mirëkuptimin me Gutin dhe Roberto Karlosin, që ata të vazhdojnë të luajnë me ne dhe të kontribuojnë në sukseset e këtij klubi", - deklaroi drejtori sportiv i klubit madrilen, serbi Predrag Mijatovic. 30-vjecari Guti kishte nënshkruan një kontratë me Realin e Madrid, e cila skadonte në 2008-n, ndërsa kontrata e 33-vjecarit Roberto Karlos përfundonte këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›