“Tirana Cup 2006”, përvijohen betejat kryesore në grupe

Turneu i minifutbollit "Tirana Cup 2006", luan këtë mesjavë ndeshjet e saj të dyta dhe gradualisht po merr formë edhe beteja midis pretendenteve për të vazhduar më tej, në gjysmëfinale. Në grupin A, spikat beteja midis AMC-së, Western Union dhe Raifeissen Bank, të cilat i kanë fituar ndeshjet e tyre të para dhe, në javën e dytë, do të kërkojnë të konfirmojnë synimet e tyre. Ndërkaq, nuk mund të përjashtohet edhe skuadra e DHL-së, e cila u mund minimalisht, 0-1, përballë Raifeissen Bank javën e shkuar dhe do të kërkojë fitoren kundër Union Bank, që nga ana e saj, u mund 2-5 përballë AMC-së.
Ndërkaq, në grupin B, favorite janë Banka e Shqipërisë, Dogana dhe Banka Popullore, që kanë ngadhënjyer në ndeshjet e para, ndërkohë që, edhe 3 skuadrat e tjera të këtij grupi, nuk duhen nënvlerësuar, pasi të tre takimet e javës së shkuar u mbyllën me një epërsi njëgolëshe për fituesit. Për këtë javë, Stihl & Viking do të kërkojë të lërë pas atë humbje 2-3 përballë Bankës së Shqipërisë dhe do të synojë ringritjen, ndërsa interesant është edhe dueli midis Bankës Popullore dhe Doganës, dy skuadra që vijnë me pikë të plota.
Grupi A
Java e parë:
Western Union - Ministria e Financave 4-2
AMC - Union Bank 5-2
Raifeissen Bank - DHL 1-0
Java e dytë:
Western Union - AMC
Ministria e Financave - Raifeissen Bank
Union Bank - DHL
Renditja
1. AMC 1 1 0 0 5-2 3
2. Western Union 1 1 0 0 4-2 3
3. Raifeissen Bank 1 1 0 0 1-0 3
4. DHL 1 0 0 1 0-1 0
5. Ministria e Financave 1 0 0 1 2-4 0
6. Union Bank 1 0 0 1 2-5 0
Grupi B
Java e parë:
Stihl & Viking - Banka e Shqipërisë 3-4
BKT - Banka Popullore 2-3
ProCredit Bank - Dogana 3-4
Java e dytë:
Stihl & Viking - BKT
Banka e Shqipërisë - ProCredit Bank
Banka Popullore - Dogana
Renditja
1. Banka e Shqipërisë 1 1 0 0 4-3 3
2. Dogana 1 1 0 0 4-3 3
3. Banka Popullore 1 1 0 0 3-2 3
4. BKT 1 0 0 1 2-3 0
5. ProCredit Bank 1 0 0 1 3-4 0
6. Stihl & Viking 1 0 0 1 2-3 0