Futbolli i vogël copëzohet nga fushata elektorale e 18 shkurtit

Albania-Sport - Kampionati i katërt i minifutbollit shqiptar dje ka luajtur javën e dhjetë të tij. Përkundër ndeshjeve të dhëna në "tavolinë", sikur të ishte një sofër e madhe me fitore, nga katër takimet e parashikuara janë luajtur vetëm dy. Të dyja në kryeqytet, në një kohë Vllaznia-Besëlidhja e kanë lënë gjithcka për sot në mesditë. Ndeshja tjetër 1 Maji-Albpetrol është shtyrë edhe sepse njëri prej presidentëve të skuadrës patosarake, Meli, është kandidat për Bashkinë e Patosit nga forca politike Lëvizja Socialiste për Integrim.
Fiton KS Ali Demi, barazon Flamurtari
Në kushte e fundit të fushatës elektorale, skuadra patosarake ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, të cilën e ka miratuar liga profesioniste e minifutbollit shqiptar. Tashmë kjo ndeshje, duke llogaritur që si 1 Maji, ashtu dhe Albpetroli, javën tjetër janë pushim, do të luhet të enjten në ora 15:00. Ndërkaq spikat fitorja e KS Ali Demit me bardheblutë. "Alidemsat" duke u treguar racionalë në veprimet e tyre e kanë siguruar avantazhin që në pjesën e parë, kur kanë kryesuar 3-0. Në pjesën, bardheblutë dhe duke pasur përvojën, me Resulin e Llagamin, por dhe duke u ndihmuar nga autogoli i Arapit, kanë arritur ta barazojnë ndeshjen.
Takimi kalon dhe momente tensioni, ndërsa arbitrat bëhen pre e presionit të lojtarëve të të dy skuadrave, aq sa nuk janë në gjendje jo të ndëshkojnë, por dhe të frenojnë lojën e rëndë. Megjithatë, me autogolin e Litos, por më pas dhe me Arapin e Tabakun, Ali Demi e ka fituar ndeshjen 6-3. Ndërkaq Flamurtari ka barazuar me Olimpikun, ndërsa kryeqytetasit nuk janë kënaqur shumë me këtë rezultat. Vlonjatëve u ka ardhur në ndihmë Qopekaj dhe 2-2. Kjo ishte java e dhjetë, e cila do të vazhdojë sot për të përfunduar të enjten tjetër.
Gj.V.
Tirana - KS Ali Demi 3-6
Shënues: Resuli 39', Llagami 44', Arapi 55'(a)/Kadiu 16', Thanasi 21', Pëllumbi 29', Lito 51'(a), Arapi 57', Tabaku 60'(p)
E enjte, 15 shkurt 2007, ora 14:00 në kompleksin e Pishinave në Tiranë
Tirana: Nebiu, Hysa, Resuli, Bylyku, Llagami/Lika, Sina, Nikolli, Rizvani, Lito Tr.A.Kola
KS Ali Demi: Rrapi, H.Hoxha, Arapi, Kadiu, Thanasi/Capuni, Pëllumbi, Tabaku Tr.A.Mema
Gjyqtarë: M.Masha, K.Brahja (Tiranë)
Kartona të verdhë: Bylyku, Lito/Pëllumbi (2)
Karton i kuq: Pëllumbi
Olimpik-ATSH - Flamurtari 2-2
Shënues: Korumi 12', Agushi 51'/Alisinanaj 42', Qopekaj 54'
E enjte, 15 shkurt 2007, ora 18:00 në kompleksin sportiv "Ali Demi", Tiranë
Olimpik-ATSH: Beqiri, Korumi, Agushi, Osmanlliu, Ferko/Nela, Begolli, Rexhepi Tr.I.Naci
Flamurtari: Hysi, Qopekaj, Maze, K.Kalus, Alisinani/M.Kalus, Jahaj, Tr.A.Golemi
Gjyqtarë: E.Pjetrushi, E.Hoxha (Lezhë)
Kartona të verdhë: Maze, Alisinani
Grupi A
Java e dhjetë (15 shkurt 2007)
Tirana - KS Ali Demi 3-6
Pogradeci - Besa 2-0 (në tavolinë)
Vllaznia - Besëlidhja (sot, ora 12:00)
Vizion Plus - Teuta 0-2 (në tavolinë)
Klasifikimi
Skuadra N F B H gol. P
1) Tirana 10 9 0 1 55-27 27
2) KS Ali Demi 10 7 0 3 53-29 21
3) Teuta 10 6 1 3 49-40 19
4) Vllaznia 9 5 1 3 33-34 16 (-1)
5) Besëlidhja 9 5 1 3 42-46 16 (-1)
6) Pogradeci 10 3 1 6 37-57 13
7) Besa 9 0 0 9 0-18 0
8) Vizion Plus 9 0 0 9 0-18 0
Grupi B
Java e dhjetë (15 shkurt 2007)
Olimpik - Flamurtari 2-2
Durrësi - Flabina 0-2 (në tavolinë)
1 Maji - Albpetroli (e shtyrë)
Antena Nord - Erzeni 2-0 (në tavolinë)
Klasifikimi
Skuadra N F B H gol. P
1) Flabina 10 9 1 0 42-14 28
2) Flamurtari 10 8 1 1 52-19 25
3) Antena Nord 10 7 0 3 48-31 21
4) Olimpik 10 5 2 3 30-23 17
5) Albpetrol 9 5 0 4 30-40 15 (-1)
6) Durrësi 10 2 0 8 19-40 6
7) 1 Maji 9 1 0 8 25-59 3 (-1)
8) Erzeni 10 0 0 10 0-20 0
Shënuesit më të mirë të grupit A
17 gola: Djala (Besëlidhja)
14 gola: Thanasi (KS Ali Demi)
12 gola: Pojanaku (Pogradeci)
11 gola: Manastirliu (Tirana)
9 gola: Hackovija (Teuta)
8 gola: Balliu, Dajko (Teuta); Arapi (KS Ali Demi)
7 gola: Vertopi (Pogradeci); Hysa (Tirana)
6 gola: Cekici (Pogradeci); Mashi (Vllaznia); Gjeloshi (Besëlidhja); Llagami (Tirana); Tabaku (KS Ali Demi)
5 gola: Capuni, H.Hoxha (KS Ali Demi); Meta (Vllaznia); Resuli (Tirana)
4 gola: Salica (Teuta); Nikolli, Xhaferraj (Tirana); Gjergji (Besëlidhja); Bruci, Kulla (Vllaznia); Er.Hoxha (KS Ali Demi)
3 gola: Skora, Fezga, Meta (Teuta); Sina, Lika (Tirana); Kola (Besëlidhja); Martini, Koka (Vllaznia); Mulla, Angjo (Pogradeci); Kadiu (KS Ali Demi)
2 gola: Keta (Tirana); Rusti, Kruja (Besëlidhja);
1 gol: Shpatini, Prendi, Qorri (Vllaznia); Celiku, Pëllumbi (KS Ali Demi); E.Psatha, H.Psatha, Aleksi (Teuta); Tuci, Cuni (Besëlidhja); Bylyku, Rizvani (Tirana)
Shënuesit më të mirë të grupit B
18 gola: Qopekaj (Flamurtari)
12 gola: Caku (Antena Nord)
9 gola: Maze (Flamurtari)
8 gola: Samarxhi, Mullai (Flabina)
7 gola: Spahiu (Flabina); Nela, Osmanlliu (Olimpik)
6 gola: Arapi, Loci (Albpetroli); K.Kalus (Flamurtari); Lumani (Antena Nord)
5 gola: Lamaj (1 Maji); Mezini (Flabina); Behari (Antena Nord)
4 gola: Begolli, Veliu (1 Maji); Kasemi, Alisinani (Flamurtari); Hoxha (Durrësi); Volumi, Pipa (Antena Nord); Cela (Flabina)
3 gola: Vajushi, Nurja (Antena Nord); Zykollari, Adili, (Albpetroli); M.Kalus (Flamurtari); Koci (Durrësi); Ferko, Korumi, Agushi (Olimpik); Caslli (1 Maji)
2 gola: Beqiri (Olimpik); Dama, Licaj (Flabina); Godine, Psatha (Durrësi); Kullaj, Mandi, Kraja (Antena Nord); Canaj (1 Maji); Gega (Albpetroli)
1 gol: Golemi (Flamurtari); Dautovi (Antena Nord); Rekaj (Olimpik); Hasa, Rada, E.Domi, Zakova, Zalla, Moja (Durrësi); Hajdari, Halimi, Agushi, Iljazi (Albpetroli); Salku, Sina, Mema (1 Maji)