Treni aksidenton emigrantin 28-vjeçar
09/05/2005 Kthehet nga Greqia i vdekur
BERAT - Një tjetër viktimë është kthyer dje nga emigracioni në qytetin e Beratit.
Mbrëmjen e së dielës, të afrëmit e familjes Seitaj, kanë sjellë trupin e pa jetë të njeriut të tyre, 28-vjeç, Luarmend Seitaj, banor i lagjs “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas burimeve nga të afërmit e familjes, 28-vjeçari punonte në shtetin helen që prej 6 vjetësh dhe se, kishte më shumë se një vit që nuk kishte ardhur në shtëpi pranë familjes, ndërsa banonte së bashku me vëllezërit e tij, në qytetin e Thivas të Greqisë.
Po të njëjtat burime, thanë se 28-vjeçari, mbasditen e para tre ditëve, po kthehej nga puna dhe sapo ka dashur të kalojë shinat, treni e ka marrë para dhe e ka shtypur.
Kanë qenë disa kalimtarë që, pasi kishin tentuar ta ndihmonin, kishin vërejtur se ai kishte dvekur dhe s’iu kishte mbetur tjetër gjë, veçse të lajmëronin policinë. Polica ka dërguar trupin e pa jetë në spitalin e qytetit dhe pasi i ka gjetur dekumentat që mbante me vete, ka mundur të gjejë identitenin e tij dhe të lajmërojë me anë të numrave të telefonave të marrë nga blloku i viktimës, të afërmit e tij.
Më pas, kanë qënë vëllezërit dhe të afërmit e tjerë të tij, që kanë shkuar në spitalin e qytetit dhe atje kanë mësuar vdekjen e vëllait dhe të afërmit të tyre.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, të aksidentuar për vdekje, janë të përsëritur. Vetëm një ditë më parë, një tjetër i ri nga Saranda, u kthye i vdekur nga vendi fqinj.