Fosilet e komunizmit Gjinushi dhe Milo sulmojnë BE-në
Opozita e Edvin Ramës nisi dje protestën e radhës të paralajmëruar, me sulme të paprincipta kundër kancelarive perëndimore, duke injoruar dhe ofenduar zërin e Bashkimit Evropian, për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.
Fosilia i komunizmit, Skënder Gjinushi, ishte prezantuesi i skenës teatrale në bulevard, duke folur mbi parimet e demokracisë dhe pluralizmit, në një kohë kur ai është mbetja më e pisët e regjimit të kaluar dhe që përbën një rrezik permanent për stabilitetin demokratik.
Zërit të Gjinushit kundër BE iu shtuan edhe disa ligjërues me mangësi të theksuara në përcjelljen e fjalimit dhe të mesazhit, duke llomotitur fjalë pa vend dhe të pakuptimta. Kjo sëmundje kishte pllakosur Paskal Milon, Nard Ndokën, por edhe Vangjel Dulen, ku roli i këtij të fundit në skenën politike shqiptare është i njohur botërisht...dhe s’ka fort nevojë për koment.
Por, dalja e Spartak Ngjelës në skenën e teatrit të Edvinit, e shndërroi këtë tërësisht në një personazh komik, teksa në vargun e mesazheve që mund të përçojë një i çmendur mendor, tha se “shqiptarët duhet t’i japin fund kësaj tiranie, fundi i qeverisë është këtu midis jush, midis 250 mijë mbështetësve të PS”-së...pavarësisht se edhe kjo protestë as më shumë e as më pak, është thjeshtë shëmbëlltyrë e 9 majit, 30 prillit apo edhe 20 nëntorit të vitit të kaluar, që do të thotë me pjesëmarrje të kufizuar.