E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon në 433 lista e intelektualëve kundër Edi Ramës: “Hiqe pritën, mos pengo shqiptarët drejt Evropës”

Kësaj radhe është Vlora me emrat e Universitetit të saj dhe sportistët vlonjatë (futbollistë dhe basketbollistë) të cilët i kërkojnë zotit Rama “Të heqë pritën e të mos pengojë shqiptarët drejt Evropës”.
E gjithë trupa e pedagogëve të Fakultetit Juridik të Tiranës, ashtu si Profesorët e tyre kanë firmosur letrën e elitës së Kombit kundër Edi Ramës.
Plot 433 intelektualë, figura të shquara të artit, skenës, sportit, akademikë të shquar dhe plot njerëz të rëndësishëm të kombit, vlerësojnë se ka ardhur koha që ata shqiptarë që vazhdojnë të mbahen me dhunë në bulevardin e kryeqytetit, të rikthehen në shtëpitë e tyre, e njëherazi i bëjnë thirrje Ramës, të mos tentojë të ndërpresë destinimin e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt “Shtëpisë” së përbashkët, siç është familja evropiane. “Zoti Rama hiqeni priten! Lërini shqiptarët të mbërrijnë në SHTëPI”, është apeli publik i intelektualëve, duke shtuar se “ne të gjithë e dimë se përpjekjet për të fituar pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht”. “Fatkeqësisht ne nuk arritëm ta bënim një rebelim të tillë në kohën e diktaturës së kuqe. Ne nuk arritëm të vetëflijoheshim atëherë kur do të kishte kuptim. Ne të gjithë arritëm këtu duke ecur nëpër kalldrëmin e këtij tranzicioni kaq të gjatë. Ne kemi ecur dalëngadalë duke e tronditur herë pas here besimin e të gjithë atyre që na mbështetën. Por… më në fund… ne tani jemi në prag”, shkruajnë në deklaratën e tyre intelektualët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›