E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama gënjeu, s’hyri në grevë urie

Mashtrimi e ka burimin tek Aneta, e cila e ka këshilluar Edvinin të mos futet në grevë, meqë greva është për klasën punëtore e jo për një drejtues borgjez si ai

është e faktuar tashmë se Edi Rama thjesht është tallur për ditë të tëra me grevistët socialistë, të cilëve pak ditë më parë u premtoi prezencën e tij në grevë, ndërsa është mësuar se mamaja e tij, Aneta Rama, s’ia ka lejuar vetëflijimin në çadrat e burgut të bulevardit, me argumentin se greva është për klasën punëtore...Përdorimi i grevistëve si ‘lolo’ dhe shtojca të interesave të tij personale, ka arritur pikën kulmore dje, teksa pas përfundimit të fjalimit ai u largua menjëherë nga ambienti i protestës, duke ikur në drejtim të paditur, ku destinacioni i vetëm, ka qenë restoranti i Fidelit. Kjo sigurisht që shkaktoi pakënaqësi në radhët e grevistëve, të cilët më shumë se kurrë mësohet se ishin të informuar për hyrjen e kryetarit në grevë urie. Por, e vërteta është krejt e kundërta. Edvini i është nënshtruar këshillave të mamasë, duke e konsideruar grevën si çështje që i takon klasës punëtore dhe jo ‘elitës’ së cilës ai i përket....
Megjithatë, greva vazhdon të mbetet si misioni më i gënjeshtërt që është zhvilluar ndonjëherë. Deputetët e PS-së të pretenduar në grevë urie, ishin edhe dje në formë të shkëlqyer, duke mos shfaqur asnjë shqetësim shëndetësor përgjatë gjithë protestës së teatrit edvinist. Besnik Bare, Olta Xhaçka, Blendi Klosi, Shegushe Ligori, Ermonela Felaj, Ledi Shamku, Taulant Balla etj, folën të gjithë me radhë dhe vetëm të keq ushqyer s’mund të quheshin. Ata gëzojnë një gjendje shëndetësore plotësisht të shëndoshë dhe jashtë kontekstit të “grevës së urisë” së pretenduar.
Edhe Edi Rama e di këtë, se është ai që ka artikuluar një tezë të tillë, e cila edhe po zbatohet, pavarësisht se askush nuk e beson dhe as nuk e merr për të mirëqenë, për shkak të rrethanave të cilat e karakterizojnë.
Mungesa e institucionit të grevës, e bën këtë zallamahi të socialistëve jo vetëm thjesht një spekulim, por mirëfillti gënjeshtrën më të madhe me të cilën është ndeshur ndonjëherë opinioni publik.
Të ushqyerit në fshehtësi, trastat e ushqimeve që hyjnë çdo ditë, përmes thasëve të maskuar, të cilët asnjëherë nuk bëhen transparentë se çfarë kanë brenda, është shpjegimi më i qartë i mundshëm, për të ashtuquajturën “grevë urie”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›