E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Edi Rama do mbajë përgjegjësi për grevistët

“Edi Rama është përgjegjësi kryesor nëse i ndodh gjë grevistëve, përsa i takon shëndetit të tyre”. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjatë një komunikimi televiziv, duke komentuar grevën e urisë të deputetëve dhe simpatizantëve socialistëve.
Sipas tij është detyrë ligjore e Edi Ramës për t’u kujdesur për grevistët dhe mosveprimi për t’i nxjerrë nga greva e urisë është përgjegjësi e tij.
Duke iu referuar edhe deklaratave të PS-së se është ushtruar dhunë ndaj protestuesve në qarqe nga policia, Rama theksoi se nuk ka tejkalim të kompetencave. “Nga pozicioni i njeriu i cili i njeh mirë ligjet nuk ka tejkalim të kompetencave të forcave të policisë por ka mosveprim nga ana e tyre pasi ata e kanë vënë qytetarin si primar”- deklaroi zyrtari i lartë i LSI-së, Luan Rama. Ai theksoi se të gjithë duhet të mbrojmë institucionet e shtetit.
Lidhur me një zgjidhje të mundshme të ngërçit politik në vend, Rama theksoi se kjo zgjidhje vjen përmes dialogut dhe jo në rrugë. Sipas tij ka hapësira për të dialoguar dhe vetëm ulja në tryezën e bisedimeve dhe duke ofruar alternativa nga të dyja palët mund të sjellë edhe zgjidhjen e krizës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›