E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kufizoni urgjentisht botimet në media

15/02/2005  OSBE tërheq vëmendjen se përfaqësuesit e medias trajtohen tepër butë nga rojet e sigurisë. "Pavarësisht nga mospërfillja e shpeshtë e udhëzimeve të sigurisë, zakonisht trajtohen me butësi për shkak të lidhjeve miqësore. Kjo madje, në një çështje çoi në përplasje midis gjykatësit që kryesonte seancën dhe një polici, ngaqë ky i fundit shpërfilli udhëzimet e të parit", thuhet në raport. OSBE thekson se ndryshe nga situata në vendin fqinj, në Maqedoni, ku kryetarët e gjykatave në kryeqytet nuk japin leje për të videoregjistruar seancat e gjykatës dhe televizioni në fakt nuk futet në gjykata, në çështjet penale të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe Gjykatës për Krime të Rënda nuk është vënë re kurrë, që gazetarëve tu ndalohet pjesëmarrja në një gjyq përveç çështjeve të zhvilluara me dyer të mbyllura. Shkrimet në media mbi një proces gjyqësor praktikisht nuk kanë asnjë kufizim, domethënë të pandehurit pas hekurave bashkë me forcat policore që i ruajnë ata, prokurorët, gjykatësit dhe dëshmitarët filmohen të gjithë dhe deklaratat e tyre regjistrohen. Emrat e dëshmitarëve, që numërohen paraprakisht gjithashtu bëhen të ditur, që do të thotë se nuk bëhet fare mbrojtja e të dhënave. Kjo rrezikon sigurinë e dëshmitarëve, gjykatësit dhe personelit të policisë si dhe cënon të drejtën e personalitetit të atyre të pandehurve, që nuk janë dakort që tu botohen fotografitë dhe emrat, prandaj nevojiten urgjentisht kufizime. Nxjerrja e udhëzimeve të përgjithshme do të kufizonte gjithashtu edhe lirinë e veprimit të personelit të policisë për zbatimin e masave të sigurisë në lidhje me gazetarët. Dukej qartë, se një numër i policëve meshkuj ishin mjaft të butë kur gazetaret femra i shpërfillnin udhëzimet e dhëna. Meqenëse gjyqtarët në përgjithësi ngurojnë të komentojnë çështjet me gazetarët, këta të fundit fokusohen tek mbrojtja në mënyrë, që të marrin informacion shtesë. Ndërkohë avokatët mbrojtës shpesh e shikojnë median si një mjet të mirëpritur për të reklamuar veten e tyre. Familjet e të pandehurve ose sillen në mënyrë agresive me median, sepse ata nuk duan që ata ''të hedhin baltë mbi emrin e familjes së tyre'', ose përpiqen ta përdorin median si një aleat në luftën kundër ''drejtësisë së padrejtë''.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›