E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, pikëpyetjet e privatizimit

Autori i Lajmit: Nga Ervin Bushati

Energjia eshte e rendesishme njesoj sa siguria kombetare ne nje shoqeri moderne. Eshte detyre primare e cdo qeveria qe te siguroje energji elektrike per popullaten e saj - pa cenuar nivelin e jeteses te familjeve ne vend. Ajo duhet te ofrohet e sigurte dhe me parametra logjik per tregun ne te cilin shperndahet.Sot nje familje shqiptare harxhon (Euro 25-30) mesatarisht sa nje familje ne Itali a Greqi - nderkohe qe te ardhurat tona familjare apo niveli yne i jeteses jane te pakten dhjete here me i ulet se ne keto vende fqinje.
Qeveria e Sali Berishes hartoi kushtet, kontraten, shiti dhe perzgjodhi kompanine qe sot furnizon me energji elektrike familjet shqiptare. Gjithashtu qeveria e ka per detyre, te monitoroje ne te mire te interesit tone shoqeror kete kompani monopol qe ofron nje sherbim publik.
Partia Socialiste ka bere te qarte ne nje deklarim publik qe ne Nentor 2009 se situata financiare e OSSH është e rënduar nga humbje për shkak të gjendjes së amortizuar në rrjet, por edhe nga vjedhje të mirëfillta dhe nga arkëtime te faturave tërësisht të pamjaftueshme (niveli i arkëtimit mesatar eshte rreth 50 %, shumë më i vogël se mesatarja rajonale).
Humbjet dhe vjedhjet ne energji nuk mund dhe nuk duhet te mbulohen nga familja shqiptar. Cdo rritje cmimi pa permiresuar furnizmin me energji te popullates, cdo rritje cmimi pa denuar abuzimin ne cdo nivel, cdo rritje cmimi thjeshte per te permiresuar situaten financare eshte nje takse e re per familjen shqiptare. Rritja thjeshte e cmimeve, rrezikon ta shnderroj krizen ekonomike ne nje krize me permasa me te renda sociale - duke e bere me te veshtire kontrollin e efekteve negativ zinxhire ne ekonomine shqiptare.
Sot eshte dita qe te kerkojme transparence per kushtet e kontrates me te cilen u shit pasuria jone publike; sot eshte detyra jone te kerkojme menaxhim te drejte ndaj nje sherbimi publik per popullaten.
PRIVATIZIMET: MASIVE, ME NGUT, NE KOHE KRIZE.
Privatizimi eshte nje proces sa ekonomik dhe politik, permes te cilit realizohen reforma te thella dhe plotesohen synime strategjike : si i tille ai nuk mund te behet me nje urdher apo aksion nje vjetor te nje qeverie apo cilado administrate.
Qeveria ka ngutje ne permbylljen e privatizimit te prones shteterore brenda vitit dhe kjo mbase vjen se ajo do te mbushe gropen e krijuar ne buxhetin e shtetit.
Kur flitet per objekte apo fusha konkrete, privatizimi duhet te buroje nga faktore te brendshem te zhvillimit ne keto fusha, qe mungon ne rastin konkret. Thuhet se ky privatizim do te pershpejtohet per te luftuar korrupsionin dhe te garantuar te ardhura per te demshperblyer ish pronaret : dy synimet mund te jene rrjedhoje e procesit dhe jo motive per te pershpejtuar privatizimin e prones shteterore.
Nuk shtrohet ceshtja te diskutojme kush eshte pro apo kunder privatizimit te prones shteterore ne ekonomi : privatizimi nuk eshte nje proces qe mund te kthehet si qellim apo aksion i nje qeverie, ministri apo.
Duke mos u nisur nga motive te mirefillta ekonomike, ky proces do te jete teresisht administrativo-politik, do te shoqerohet me probleme te transparences, do te rezultoje me shitje nen vleren reale te prones shteterore (si me ARMO-s, OSSH etj.) ndersa procesi do te shtrihet aq ne gjeresi sa te krijoje efekte negative ne ekonomi.
Nevoja per te siguruar te ardhura shtese nuk duhet te nxite marrjen e vendimeve dhe hapave te gabuara. Gjithashtu te kalosh kompani te tilla ne privatizim pa nje konsensus qofte edhe politik, do te thote qe permes njeanshmerise politike te vesh ne dyshim tere procesin e privatizimit te tyre.

Ky lajm është publikuar: 21/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›