Legalizimet, procesi mbyllet brenda pak muajsh
Autori i Lajmit: Lili Saraçi
Procesi i Legalizimeve të ndërtimeve dhe shtesave pa leje duhet të përfundoj brenda 3-4 muajve. Ka qen ky urdhri që ministri i ka dhen ditën e djeshme drejtuesve të ALUIZNIT në një takim që u zhvillua po ditën e djeshme. Deri më tani janë shqyrtuar 170 mijë parcela, 65 mijë kanë kaluar me vendim qeverie dhe janë ende në proces pune 170 mijë parcela të tjera. Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale pritet të përshpejtohet pas hyrjes në fuqi një javë më parë të ligjit për legalizimin me letra me vlerë. Pas kësaj, qytetarët që janë në proces legalizimi, në një periudhë 3-mujore mund të paguajnë 70 % të vlerës me anë të bonove të privatizimit. Ndërsa për ata që e kanë kryer tashmë pagesën, mund të rimbursohen duke u paraqitur në sportelet e bankës me bonot e privatizimit dhe duke marrë kështu mbrapsht, vlerën e tyre në para, sipas përqindjes së përcaktuar në ligj. Kështu, gjatë një takimi pune me drejtorin e ALUIZNI-t, Tiranë, Agim Berisha, dhe drejtorët e qarqeve, Ministri i transporteve ka pohuar dhe u ka kërkuar drejtorëve të ALUIZNIT se brenda katër muajve duhet të përfundojë cikli i verifikimeve në terren për të mbërritur në afatet përfundimtare. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se me përfundimin e procesit të legalizimit do të krijohet edhe fondi që qytetarët do të paguajnë për legalizimin e banesave, me të cilin më pas do të kompensohen ish-pronarët. Synimin i këtij takimi ishte për të përcaktuar një kalendar pune dhe bashkëpunimin midis dy institucioneve në procesin e legalizimeve. Gjatë takimit u bë e ditur se proces i legalizimeve po ecën mjaft mirë dhe që pritet të përfundojë brenda vitit. Ndër të tjera drejtuesit bën me dije se janë ende disa parcela për të cilat duhen dhe 3-4 muaj që të përfundojnë. Procesi fillon nga matjet në terren, verifikimi i fotografimit ajror dhe informacionet e dixhitalizuara. Të gjitha këto merren dhe përpunohen nga zyrat e ALUIZNIT. Më pas, trajtohen nëpërmjet sektorit përgjegjës dhe nxirret nëse ky rast është për tu kualifikuar në procesin e legalizimit. “Në qoftë se sektorët e posaçëm si janë kompensimi, urbanistika etj, vendosin që kjo i plotëson kushtet, atëherë përgatitet dosja për tu kaluar në qeveri. Me miratimin në qeveri, ne marrim dosjet e tyre dhe u japim qytetarëve faturat me anë të postave në mënyrë që qytetarët të mos sorollaten, të mos bëhen pre e sekserëve, pra të gjitha marrëdhëniet i kemi bërë institucionale”,- pohon Berisha. Vetëm Tirana sot ka 86 mijë ndërtime pa leje dhe ne i kemi shëtitur dhe i kemi bërë matjet në të gjitha ambientet e shtëpive, pra shkallë, dhomë, kuzhinë, parkim, gjithçka që ka një ambient. Kemi dixhitalizuar të gjitha hartat që janë marrë nga fotografimi ajror. Kemi të gjitha informacionet e nevojshme për të gjithë pronat që ka sot Shqipëria.
Interesi që ka qeveria për pagesën me bono
Sipas drejtori të ALUIZNI-t, Agim Berisha, bëhet e ditur se qeveria ka marrë mbi vete një dëm tepër të madh dhe kjo për tu ardhur në ndihmë qytetarëve. “Absolutisht që ekziston një vizion i qartë, i cili do të shihet vetëm pasi të përfundojë i gjithë procesi i legalizimeve. Nëse qytetarët që regjistrojnë pronën paguajnë vetëm një shumë simbolike, tashmë, duke përdorur edhe letrat me vlerë, qeveria e dëmshpërblen pronarin me një çmim tepër të lartë. Kjo bëhet për ti dhënë vlerë pronës, pasi nuk mund të ketë zhvillim pa i dhënë vlerë pronës dhe pa e ditur se çfarë është prona”,- ka pohuar në një intervistë për gazetën Berisha.
Proceduarat dhe pengesat për regjistrimin e pronës
Procesi i legalizimeve ka dy anë: ka legalizimin e ndërtimeve informale të deklaruara, ka edhe kompensimin e pronarëve të ligjshëm në këto prona ku janë ndërtime pa leje. Këto janë dy anë të rëndësishme. Procesi fillon nga matjet në terren, verifikimi i fotografimit ajror dhe informacionet e dixhitalizuara. Të gjitha këto merren dhe përpunohen nga ne. Trajtohen nëpërmjet sektorit përgjegjës dhe nxirret nëse ky rast është për tu kualifikuar në procesin e legalizimit. Në qoftë se sektorët e posaçëm si janë kompensimi, urbanistika etj, vendosin që kjo i plotëson kushtet, atëherë përgatitet dosja për tu kaluar në qeveri. Me miratimin në qeveri ne marrim dosjet e tyre dhe u japim qytetarëve faturat me anë të postave në mënyrë që qytetarët të mos sorollaten, të mos bien pre e sekserëve, pra të gjitha marrëdhëniet i kemi bërë institucionale. Qytetarit i del emri në gazetë, shkon në postë dhe merr faturën dhe kryen të gjitha aktet pa komunikuar me asnjë njeri.
Ligji i ri për legalizimet dhe mënyra e pagesës
Ligji parashikon dy momente të rëndësishme. Një moment është kur qytetarët nuk kanë paguar dhe mund ta kryejnë këtë pagesë duke përdorur letrat me vlerë. Por është edhe rasti tjetër kur qytetarët e kanë kryer pagesën. Ata duhet të bëjnë kërkesë për kompensim. Nga data 12, qytetarët kanë afat 3 muaj për rimbursimin që u jep të drejtë ligji. Ata duhet të paraqesin vetëm kërkesën që të rimbursohen. Ndërkohë ne kemi databeizin e pagesave. Ligji ka parashikuar dy mënyra pagese, objektet me funksion banimi dhe objektet me funksion të përzier. Për objektet për bizneset nuk lejohen pagesa me letra me vlerë, lejohet vetëm për truallin. Brenda vijës së verdhë me çmim favorizues është 300 metra, ndërsa mbi 300 metra është me çmim tregu. Atëherë 300-metërshi paguhet 70 për qind me letra me vlerë, pjesa mbi 300 metra paguhet 50 për qind me letra me vlerë. Kurse jashtë vijës së verdhë objekti favorizues është 500 metra, mund të paguhet deri në 70 për qind, ndërsa për pjesën tjetër është 50 për qind me çmim tregu. Është një lehtësim jashtëzakonisht i madh.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010