E Diel, 1 Nëntor 2026

Selin Dion, këngëtarja 41-vjeçare, në pritje të fëmijës së dytë



Djalë apo vajzë? Kjo pyetje nuk e shqetëson aspak këngëtaren e famshme kanadeze Selin Dion, e cila pret të lindë fëmijën e saj të dytë. Gazeta “Journal de Montreal” bën të ditur se Dion, 41 vjeçe dhe bashkëshorti i saj 67-vjeçar, Rene Anxhelil u bindën të kishin një fëmijë tjetër, falë trajtimeve të fertilizimit që u kryen në Nju Jork. Këngëtarja e kolonës zanore të filmit “Titanic” mendohet të jetë në muajin e tretë të shtatzënisë edhe pse ende nuk ka një lajm zyrtar për lajmin. “Selin dhe Rene ndihen të lumtur”,- është shprehur një burim i afërt me çiftin. “Ata e pritën me entuziazëm ardhjen në jetë të fëmijës së tyre”. Fëmija i tyre i parë lindi në vitin 2001, pas gjashtë vitesh përpjekje me anë të fertilizimit ‘in vitro’. Ndërsa nuk janë bërë publike detaje të hollësishme për shtatzëninë e dytë, Dion i rrëfeu këngëtares Oprah Uinfrei në vitin 2004 se ishte thjesht çështje kohe, mundësia që ajo dhe Anxhelil të provonin sërish me sukses për një shtatzëni tjetër. Sipas saj, një embrion ishte lënë në Nju Jork në pritje të pllenimit. “Që të jem e siqertë, një embrion i imi dhe i bashkëshortit është lënë në Nju Jork dhe unë si nënë, nuk mund t’ia lejoj vetes që ai të mos shohë dritën e diellit”,- është shprehur më herët Selin.

19 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›