Perez: “Irani kërcënon të zhdukë Izraelin”
Presidenti izraelit Shimon Perez, pas takimit me homologun rus Dimitri Medvedev, deklaroi se nuk është Izraeli ai që kërcënon Iranin por është Teherani ai që paraqet një rrezik të vazhdueshëm për vendin. Kreu i shtetit hebre u takua me Medvedev në Soci të Detit të Zi ku këtë vit do të zhvillohen lojërat olimpike dimërore. “Irani kërcënon të shkatërrojë Izraelin dhe ky është i vetmi shtet i OKB-së që kërcënon në mënyrë të tillë një shtet tjetër të OKB-së”,- theksoi Perez. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka kërcënuar shpesh herë me fshirjen e Izraelit nga harta e botës.
Afganistan, 11 viktima në dy atentate
Atentati ndaj një patrulle të Isaf-it në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar 5 viktima. Sipas policisë vendase, shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore dhe në të janë plagosur edhe rreth 30 persona. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalet e qytetit. Një sulm kamikaz ndodhi edhe në distriktin Kuri që ndodhet në provincën e Urzganit. Ky shpërthim shkaktoi vdekjen e 6 personave, 4 prej të cilëve janë ushtarë afganë. Përveç viktimave, shpërthimi shkaktoi edhe 6 të plagosur. Gjatë javës së shkuar, një kamikaz hyri në zonën ku është vendosur misioni Isaf duke hedhur në erë një kamion me eksploziv.
19 Gusht 2009