Nimiç në Nju Jork, në pritje të emrit nga Athina dhe Shkupi
Përfaqësuesi grek në bisedimet për emrin, Ademantios Vasilakis, i dorëzoi në Nju Jork ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimiç përgjigjen e Athinës për pakon e tij të fundit të ideve që prezantoi gjatë vizitës së korrikut në Maqedoni dhe në Greqi.
Nimiç, deri në fund të javës duhet të marë edhe qëndrimin e Maqedonisë nga ambasadori, Zoran Jolevski, i cili këto ditë zhvilloi konsutime në Shkup em presidentin e vendit për përgjigjen që duhet t’i parashtrohet ndërmjetësit. Mendohet se Athina, në parim, është e kënaqur nga pakoja e fundit e ideve të Nimiçit, në të cilat zgjidhja bazohet në emrin “Republika veriore e Maqedonisë”.
Irani, pro bisedimeve “pa kushte” për programin bërthamor
Një zyrtar i lartë iranian i çështjeve bërthamore thotë se Teherani është i gatshëm të zhvillojë bisedime “pa kushte paraprake” me vendet perëndimore rreth programit të tij bërthamor. Media shtetërore iraniane citonte të dërguarin e Iranit pranë agjencisë bërthamore të OKB-së, Ali Asghar Soltanieh, sipas të cilit “negociatat pa kushte paraprake janë qëndrimi kryesor i Iranit në çështjen bërthamore”. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore kanë akuzuar Iranin se përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Irani thotë se synimi i programit të tij bërthamor është prodhimi i energjisë elektrike.
19 Gusht 2009