VIP–at e biznesit ofrojnë 90 vende pune
12/05/2005 Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon panairin e përvitshëm të punës
Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon për herë të pestë panairin e punës, kur rreth 11 kompani të njohura në vend ofrojnë vende të lira pune për forcat e specializuara. “Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit kompanitë kanë kërkuar forca të specilizuara pune dhe slogani ynë është, kush kërkon një vend më të mirë pune“, thotë Floreta Luli – Faber, drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Duket se këtë vit interesi për të punuar në kompani si Dhoma Amerikane e Tregtisë është rritur dhe, në ditën e fundit të dorëzimit të aplikacioneve janë mbledhur 320 formularë pune të plotësuar. “Kompanitë janë njohur paraprakisht me formularët e punës dhe kanë bërë selektimin e tyre, duke pranuar kandidatët më të favorshëm“, thotë drejtoresha e “Amcham“, Luli Faber. Aplikantët e kualifikuar do të merren në pyetje në datat 17–18 maj te hotel “Tirana“, ku do të zhvillohet Panairi i Punës. Ndërkaq, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka organizuar gjithçka, duke i mundësuar personave të interesuar për vendet e punës së ofruar dhe aplikimin në internet. Aplikimet për punë mund të plotësohen në internet, ndërkohë që një pjesë e mirë e aplikantëve i janë drejtuar qendrës së Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Vitin e kaluar, nga zhvillimi i panairit të punës, që po kthehet në një aktivitet të përvitshëm, përfituan vendet e punës 15 persona. “Nga ai aktivitet kuptuam se vendet e punës në kompanitë e mëdha nuk fitohen me njohje, por me kurrikulume dhe eksperienca të forta“, tha për “Metropol“, Floreta Luli Faber. Kështu në datat 17–18, rreth 320 aplikantët e përzgjedhur do të intervistohen nga përfaqësuesit e kompanive të mëdha dhe do të konkurrojnë për 90 vende pune në 11 kompanitë më të njohura të vendit.
90
vende pune
11
kompani
320
konkurrentë
Kompanitë që ofrojnë vende pune
Banka Amerikane e Shqipërisë
Vodafone
Sigal
AIBA Co
Çelësi
AMC
Raiffeisen Bank
UPS
Drini 2000
Union Bank
Dhoma Amerikane e Tregtisë
Vendet e punës
Specialiste finance
Specialist marketingu
Specialist sigurimesh
Drejtor agjencie
Menaxher dege
Shërbim klienti
Inxhinier elektrik
Inxhinier mekanik
Inxhinier informatik
Gazetar ekonomik
Gazetar
Asistente zyre
Arkëtar