E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi: Jemi të hapur për koalicionin

12/03/2005  Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, u shpreh dje se "për zgjedhjet parlamentare të 2005-ës, PD-ja do të krijojë aleanca të reja". I pyetur nga gazetarët, nëse demokratët do të bashkëpunojnë për zgjedhjet e ardhshme me parti të tjera opozitare, Topi sqaroi se "situata e këtij viti është e ndryshme nga ajo e procesit paraardhës zgjedhor, ku opozita ishte e organizuar në koalicionin "Bashkimi për Fitore". "Nisur nga sjellja politike e disa përfaqësuesve të së djathtës në parlament, PD-ja do të shkojë në zgjedhje me aleanca të reja", deklaroi nënkryetari Topi. Ndërsa, lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme, ai pohoi se "për këtë do të vendosin forumet e PD-së, të cilat së shpejti do të bëjnë publike dhe emrat e kandidatëve", përfundoi Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›