E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meta: Nano po heq nga puna anëtarët e LSI

11/03/2005  Lapardhaja e Beratit është bërë sfida e takimeve elektorale mes socialistëve dhe drejtuesve të LSI-së. Dje në këtë zonë ka zhvilluar një takim deputeti Rion Braçe, ndërsa pas tij kanë qenë dhe krerët e LSI-së. Në këtë të tubim të fundit është vënë re një pjesëmarrje tepër e madhe e elektoratit, duke sjellë një situatë të ndryshme nga takimi me Braçen. Meta, në një takim, në Lapardha, të Beratit, ka sulmuar ashpër qeverinë dhe pushtetarët e saj, të cilët vazhdojnë, sipas tij, të zbatojnë ligjin famëkeq të Berishës, 24/1 për nënpunësit, që janë në punë dhe që largohen nga qeveria, edhe pse kanë statusin e nëpunësit, vetëm pse bëhen me LSI-në. "Ndaj u themi këtyre zotërinjve mos u bëni qesharak e dordolec, pasi jemi në vitin 2005. LSI nuk u krijua për nevojat e ndarjes me dy partitë e vjetra, por lindi si nevojë e një ndryshimi, që po e kërkon vetë zhvillimi i jetës shoqërore e politike, për të mos ngelur gjithë jetën në integrim", tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›