E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tirana open 2008" njeh 16 më të mirët

Federata Shqiptare e Tenisit, e mbështetur nga sponsori i saj, "Stefani&Co", hapi dje turneun kombëtar të tenisit, "Tirana Open 2008", i 12-i i zhvilluar në Shqipëri. Në këtë turne marrin pjesë 44 tenistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Ndeshjet zhvillohen në ambientet zyrtare të Federatës Shqiptare të Tenisit, pranë "Shallvareve". Pas hedhjes së shortit u luajtën 24 ndeshje në total. Në turin eliminator u seleksionuan 32 sportistë, të cilët më pas (po dje) i janë nënshtruar edhe turit të parë, ku vetëm 16 më të mirët u kualifikuan për në turin çerekfinal, që do të zhvillohet sot. Turneu do të vazhdojë nga 25 deri më 30 tetor, kur do të luhet edhe finalja. Dita e turneut hapet në orën 09:00 dhe vazhdon deri në orët e para të mbrëmjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›