Ibrahimoviç, 60 milionë euro për pesë vjet
Zlatan Ibrahimoviç dhe Interi duket se do të jenë një çift i përjetshëm. Sulmuesi ka rinovuar kontratën me kampionët e Italisë deri në vitin 2013, e thënë ndryshe deri kur të arrijë moshën 32-vjeçare. Për të larguar interesimin e Realit të Madridit dhe Çelsit, që kanë qenë gjithmonë të gatshme për "të zhvatur" yllin suedez, presidenti Masimo Morati u detyrua të hapë thesin dhe ta peshojë me para. Padroni zikaltër do t‘i paguajë lojtarit 12 milionë euro rrogë në sezon për pesë vitet e ardhshme. Pra, në total, nga kontrata e re Ibra do të përfitojë 60 milionë euro. Interesante është koincidenca e arritjes së marrëveshjes. Në këtë periudhë të vitit të kaluar, drejtuesit e klubit italian dhe përfaqësuesit e lojtarit kishin rinovuar kontratën deri në vitin 2012, sepse "bashkëjetesa" fillestare pas transferimit nga Juventusi parashikohej deri në vitin 2010. Kjo ka nxitur edhe spekulimet se nuk përjashtohet që rinovimi i kontratës në çdo 12 muaj mund të shndërrohet në "zakon" dhe se Interi dhe lojtari më i mirë mund të ulen sërish në tryezën e bisedimeve edhe gjatë vitit të ardhshëm, për t‘u betuar se do të vazhdojnë rrugën e nisur së bashku.
Rroga - Përveç rinovimit, i cili ende nuk është zyrtarizuar nga klubi i rrugës "Durini", edhe pse kontrata ka hyrë menjëherë në fuqi, për Ibrahimoviç ka ardhur edhe një rritje shumë e madhe e pagës. Që prej këtij sezoni, përfitimet e lojtarit pritet të arrijnë shifrën 12 milionë euro neto, që do të thotë 3 milionë euro më shumë rrogë sesa ajo që parashikohej në kontratën e vjetër. Në fakt, sipas marrëveshjes së mëparshme, paga e sulmuesit pretendohej që të arrinte kuotën 10,5 milionë euro vetëm në kampionatin 2011/12. Megjithatë, rroga e re pritet të sjellë mjaft pakënaqësi në ambientin zikaltër, mbi të gjitha në pjesën tjetër të kontingjentit. Me kontratën e lidhur thellohet edhe më shumë diferenca ndërmjet Zlatan Ibrahimoviç dhe shokëve të tij të skuadrës. Tashmë suedezi do të përfitojë më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër në skuadrën e Murinjos. Në klasifikimin "ideal", pas tij do të renditeshin Adriano dhe Vieira, të cilët marrin diçka më shumë se 5 milionë euro në sezon.
Më i paguari - Ibra tashmë është jo vetëm futbollisti më i paguar në Itali, por edhe më i paguari në Evropë. Kryesimi i tij me Kaka zgjati vetëm pak kohë: me kontratën e firmosur në muajt e parë të vitit 2008, braziliani i Milanit e kishte arritur suedezin në kuotën 9 milionë euro në sezon. Por, tashmë sulmuesi zikaltër është shkëputur përsëri nga "rivalët" e tjerë. Në vendin e dytë të futbollistëve më të pasur mund të ishte renditur Kristiano Ronaldo, nëse Mançester Junajted do t‘ia kishte plotësuar dëshirën portugezit, që synonte të transferohej te Reali i Madridit. "Merengues" i ofronin Ronaldos një rrogë të përafërt me 10 milionë euro neto në vit.