Franca, Trezege lihet jashtë EURO 2008
David Trezege do të mungojë në EURO 2008, pasi trajneri i Francës, Raimond Domenek, nuk e ka përfshirë në listën e tij paraprake prej 30 emrash, nga e cila do të dalin 23 futbollistët që do të luajnë në Evropian. Ndonëse sulmuesi francez ka shënuar 20 gola në kampionat me Juventusin, nuk ka arritur të bindë Domenek. Këtë radhë, në vend të tij, në listë është përfshirë sulmuesi i Sent Etien, Bafetimbi Gomis. Sipas mediave franceze, Trezege është lënë jashtë për penalltinë e humbur në Botëror.