K. Ronaldo: Do të rri aq sa Ferguson
Kristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se nuk do të largohet nga Mançester Junajtid për sa kohë që Aleks Ferguson do të drejtojë këtë skuadër. Ai ka treguar për gazetën "News of the World" se trajneri skocez është arsyeja kryesore pse ai nuk ka pranuar ende ofertat marramendëse që i kanë ardhur nga Reali i Madridit. "Shefi është arsyeja kryesore pse unë jam në këtë klub. Ai më ka ndihmuar shumë, jo vetëm në këtë sezon, por edhe në ata paraardhës. Ndjehem shumë mirë në këtë klub dhe dua të vazhdoj në këtë mënyrë, pasi kam shumë miq këtu. Kam pesë vjet në këtë klub dhe më duket vetja si në shtëpi", deklaroi Kristiano Ronaldo.