E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët në revoltë: Duam përforcime

Tifozët e Milanit kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë të përjetojnë më sezone të dështuara dhe në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes kanë protestuar kundër skuadrës. "Nuk duam më fjalë, skuadra duhet rindërtuar: më parë merkatoja, pastaj abonimet. Galiani hipotetizon shkëmbime lojtarësh, duke parë gjendjen e Inzagit, por të gjithë e dimë se ai luan vetëm 10 ndeshje në vit. Strategjia e merkatos kaloi nga blerjet fantastike në heshtje absolute, pa u konkretizuar", shkruhet në fletëpalosjen e ultrasve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›