E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Dua skuadër brenda muajit

Ish-trajneri i Çelsit, Hoze Murinjo, ka bërë të ditur dje se shpreson të vihet në drejtimin e një skuadre brenda muajit. "Ka mbetur edhe një javë deri në përfundimin e të gjitha kampionateve. Unë nuk e di ende se ku do të punoj, por shpresoj që ta mësoj një gjë të tillë brenda një muaji. Nuk e di as në cilin kampionat do të punoj, por jam i sigurt se do ta gjej një punë", u shpreh tekniku portugez që u largua nga londinezët në fillimin e këtij sezoni. Sipas mediave angleze, për të po interesohet skuadra e Interit, por vetë Murinjo e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›