E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca dhe Gjermania dalin nga muajt e recesionit

Ekonomitë e Francës dhe
Gjermanisë kanë pësuar një
rritje prej 0.3% në muajin
prill dhe qershor, duke i dhënë
kështu fund periudhës më të gjatë
të recesionit ekonomik në Europë.
Rritja dhe forcimi i eksporteve, si
edhe paketat e stimulit ekonomik
të qeverive, kanë kontribuuar në
këtë rritje. Këto të dhëna kanë
ardhur si një surprizë e vërtetë,
duke qenë se të paktë kanë qenë
ata analistë të cilët kanë pritur
që këto dy vende të mëdha europiane
të pësonin rritje ekonomike,
pikërisht në tremujorin
e dytë të njërit prej viteve më të
vështirë. Ndërkohë që për sa i
përket rajonit, aktiviteti ekonomik
ra në 0.1%, çka tregon se rajoni
në tërësinë e tij vazhdon të vuajë
pasojat e recesionit. Për BE-në
bëhet fjalë për tremujorin e pestë
që del me humbje ekonomike dhe
me kontraktime, edhe pse në krahasim
me muajt e tjerë ka njëfarë
përmirësimi. Tregjet financiare
kanë reaguar pozitivisht ndaj një
lajmi të tillë. Veçanërisht tregjet
gjermane dhe franceze pësuan
një rritje prej 1% në mesditën e
djeshme, para se të binin sërish në
fund të ditës. Në Londër, indeksi
FTSE gjithashtu pësoi rritje me
tregtarët që presin tashmë një
ndikim pozitiv edhe në tregun londinez
dhe ekonominë britanike në
përgjithësi, e cila u kontraktua me
0.8% në tremujorin e dytë. Sigurisht
që ekonomi të ndryshme do të
reagojnë në mënyra të ndryshme
ndaj krizës ekonomike, por edhe
ndaj rimëkëmbjes prej saj. Për sa
i përket Francës dhe Gjermanisë,
sipas disa analistëve ndoshta
ato u goditën më lehtë nga kriza
financiare dhe recesioni, ndaj
kanë mundur që të rimëkëmben
edhe më shpejt. Kjo, ndoshta,
edhe sepse sektorët financiarë,
ndryshe nga sa ndodh në Britani,
kanë një pozicion më të vogël në
ekonomitë e vendit. Në fakt, për
sa i përket Gjermanisë, ajo ra më
herët se vendet e tjera në recesion,
për shkak të problemeve të
mëdha me eksportet. Shifrat e
fundit kanë treguar se eksportet
gjermane janë rritur me ritmin
e tyre më të shpejtë të paktën në
tre vitet e fundit, pra me 7%. Një
pikë e rëndësishme e rritjes është
edhe marrëdhënia me Kinën.
Statistikat federale të vendit kanë
bërë të ditur se edhe shpenzimet
shtetërore dhe ndihmat që iu
dhanë ekonomisë janë faktorë të
rëndësishëm të rritjes ekonomike.
Por, ndërkohë, importet janë në
një pikë ende të ulët, shumë më
të ulët krahasuar me eksportet.
Gjermanët i kanë gjetur shumë
inkurajuese shifra të tilla dhe janë
të kënaqur që ndoshta kanë hedhur
edhe njëherë pas krahëve një
nga krizat më të rënda fi nanciare
të 100 viteve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›