E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uraganet, më të shpeshta në këto 1000 vitet e fundit

Uraganet në Atlantik janë shndërruar
në një fenomen gjithnjë e më të
shpeshtë krahasuar me këto 1000 vitet e
fundit. Sipas shkencëtarëve, sedimentet
e nxjerra nga uraganet janë një tregues
shumë i mirë i kësaj
teorie. Një nga shkaqet
e një shpeshtësie të tillë
janë ndryshimet klimatike,
por në të vërtetë
për shkaqet është diskutuar
prej vitesh dhe
shkencëtarët, përveç
verifikimit të këtij fakti,
mbeten ende larg
dhënies së një përgjigjeje
të saktë për shkaqet
dhe ardhmërinë e këtij
fenomeni. Edhe forca e
tyre është shtuar. Kështu,
tashmë është e zakonshme
që uraganet të godasin tokën me
një shpejtësi të erës 300 kilometra në orë,
që është e mjaftueshme për ta çuar erën
nga brigjet në thellësi të tokës. Gjithashtu,
kjo erë është shkatërruese edhe për ndërtimet
që nuk janë të forta, si edhe për vetë
jetën e njerëzve. Gjatë dhjetëvjeçarit të
fundit kanë ndodhur rreth 17 uragane dhe
shtrëngata tropikale të formuara edhe në
zonat që më parë nuk janë konsideruar si
zona të sulmuara nga
uraganet. Një shpjegim
është edhe ngrohja
e ujërave të deteve
dhe oqeaneve, apo
shkrirja e akujve. Faktorët
që vënë në lëvizje
këtë aktivitet të natyrës
kanë ndryshuar shumë
dhe të paktën sipas
parashikimeve, që nuk
janë tërësisht të sigurta,
uraganet do të shtohen
me ndryshimin e mëtejshëm
të kushteve që
çojnë në formimin e
shpeshtë të tyre. 30 vjet më parë, zonat
e përtej Atlantikut kanë qenë më pak të
prekura nga uraganet, ndërkohë që sot çdo
vit ato përballen me të paktën një uragan
të përmasave shkatërrimtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›