Përplaset autoboti me veturën, dy të vdekur
Dy persona të vdekur është
bilanci i një tjetër aksidenti
të rëndë në rrugët e vendit. Një
kamion është përplasur me një
makinë tip "BMW", me targa
të huaja, ndërsa përplasja ka
rezultuar fatale për drejtuesin
e veturës dhe një pasagjeri që e
shoqëronte. Aksidenti ka ndodhur
rreth orës 18.00 të pasdites së
djeshme, në kryqëzimin e fshatit
Gjadër, në aksin rrugor Lezhë-
Shkodër. Ende nuk janë bërë
të ditur emrat e viktimave dhe
shkaku i aksidentit, por policia ka
mbërritur menjëherë në vendngjarje
dhe ka shoqëruar drejtuesin
e kamionit. Aksidentet kanë përgjakur
rrugët e Shqipërisë kohët
e fundit. Në një hark kohor prej
pak ditësh, dhjetëra aksidente u
shënuan në autostradat e vendit.
Policia shtrëngoi masat në
këtë drejtim, duke shumëfi shuar
numrin e policëve në rrugë dhe
duke shpërndarë fletushka me
udhëzime. Sipas policisë, shkak
për aksidentet e shumta janë bërë
shpejtësia e madhe dhe alkooli.
Ndërkaq, një shqetësim janë
kthyer edhe emigrantët, të cilët
kanë qenë shpeshherë autorë dhe
viktima në aksidentet e shpeshta.
bilanci i një tjetër aksidenti
të rëndë në rrugët e vendit. Një
kamion është përplasur me një
makinë tip "BMW", me targa
të huaja, ndërsa përplasja ka
rezultuar fatale për drejtuesin
e veturës dhe një pasagjeri që e
shoqëronte. Aksidenti ka ndodhur
rreth orës 18.00 të pasdites së
djeshme, në kryqëzimin e fshatit
Gjadër, në aksin rrugor Lezhë-
Shkodër. Ende nuk janë bërë
të ditur emrat e viktimave dhe
shkaku i aksidentit, por policia ka
mbërritur menjëherë në vendngjarje
dhe ka shoqëruar drejtuesin
e kamionit. Aksidentet kanë përgjakur
rrugët e Shqipërisë kohët
e fundit. Në një hark kohor prej
pak ditësh, dhjetëra aksidente u
shënuan në autostradat e vendit.
Policia shtrëngoi masat në
këtë drejtim, duke shumëfi shuar
numrin e policëve në rrugë dhe
duke shpërndarë fletushka me
udhëzime. Sipas policisë, shkak
për aksidentet e shumta janë bërë
shpejtësia e madhe dhe alkooli.
Ndërkaq, një shqetësim janë
kthyer edhe emigrantët, të cilët
kanë qenë shpeshherë autorë dhe
viktima në aksidentet e shpeshta.