E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e mbështet FSK-në

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, ka siguruar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për ngritjen dhe funksionalizimin sa më të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Të premten në ambientet e Ministrisë së FSK-së, ministri Mujota me bashkëpunëtorë priti për një vizitë pune ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean François Fitou, të cilin e njohu rreth të arriturave që po shënon FSK-ja, në kuadër të zhvillimit dhe profesionalizmit të saj.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet. Ambasadori francez shprehu gatishmërinë e shtetit francez për ndihmë të vazhdueshme për ngritjen dhe funksionalizimin sa më të shpejtë të FSK-së. Ai vlerësoi shumë lart konceptin e MFSK-së për marrëveshjet bilaterale të nënshkruara me ministritë e mbrojtjes të rajonit dhe më gjerë.

Po ashtu ai shprehu përkushtimin e tij personal që në këtë drejtim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes së Francës të rritet niveli i bashkëpunimit me interes të dy ministrive përkatëse, njofton Zyra e Informacionit e MFSK-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›