Provimet e Jurisprudencës nga marsi
Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme ka miratuar projektvendimin e Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Ministria e Drejtësisë i informon të gjithë kandidatët që janë paraqitur për dhënien e provimit të jurisprudencës, të cilët kanë marrë vendimin se i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar provimit, se provimi do të organizohet më së voni në fund të muajit mars 2010.
Data e saktë, vendi dhe ora e provimit do të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe në media të shkruara.