E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis fushata sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë

Ministria e Administratës Publike ka nisur fushatën sensibilizuese për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, i cili do të kryhet në vitin 2011.

Në konferencën e mbajtur në amfiteatrin e Ndërtesës së Re të Qeverisë (ish-Pallati i “Rilindjes”), zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka theksuar se ky proces është një prioritet i Qeverisë, i cili do të japë një pasqyrë reale të gjendjes socio-demografike dhe ekonomike, përmes nxjerrjes së të dhënave kredibile, kualitative dhe të krahasueshme.

Sfidë pritet të jetë regjistrimi i popullatës serbe, sidomos në veri të Mitrovicës. Nuk dihet ende nëse serbët do t’i përgjigjen regjistrimit, megjithë thirrjet për ta bërë këtë.

Peter Everaers nga EUROSTAT-i, drejtor i bashkëpunimit, komunikimit dhe indikatorëve kyç me jashtë, si dhe udhëheqës i Grupit Menaxhues të Monitorimit Operacional Ndërkombëtar, nuk ka mundur të tregojë sesi do të veprohet në qytetin e Mitrovicës. “Çdo shtet bën regjistrimin e popullsisë, por Mitrovica është çështje politike, prandaj unë nuk do të jap ndonjë deklaratë lidhur me këtë çështje”, tha Everaers.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, i ftuar të gjitha komunitet që të jenë pjesë e këtij procesi, sepse nga ai përfitojnë të gjithë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›