E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të liruarit e Guantanamos mund të na sulmojnë"

Presidenti i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës,
Obama, ka shprehur dje
shqetësimin e tij në lidhje me
fatin e ardhshëm të të burgosurve
të Guantanamos. Në një
intervistë të transmetuar dje, ai
deklaroi se të burgosurit e lënë
në liri mund të rifillonin sulmet
e tyre ndaj Amerikës. Megjithatë,
për sa i takon mbylljes së
burgut famëkeq, vendimi për
një veprim të tillë ka të bëjë me
mbrojtjen e vlerave njerëzore
dhe ligjit në Shtetet e Bashkuara
dhe se nëse vlera të tilla nuk do
të respektoheshin, atëherë kjo
do të përbënte një rrezik shumë
të madh për vendin. "A mund të
garantojmë ne se ata nuk do të
përpiqen që të marrin pjesë në
një tjetër sulm? Jo", tha Obama
në intervistën e tij. "Por ajo çka
unë mund të garantoj pa frikë,
është se nëse nuk mbajmë lart
vlerat e Kushtetutës sonë,
atëherë me kalimin e kohës vendi
ynë do të shndërrohet në një
vend më pak të sigurt dhe pikërisht
kjo do të jetë një hapësirë
veprimi për terroristët. Presidenti
i ri e nisi mandatin e tij në Shtëpinë
e Bardhë pikërisht me firmosjen
e mbylljes së Guantanamos
brenda një viti. Në këtë
burg, që ndodhet në Kubë, mendohet
se qëndrojnë mbyllur 250
të dyshuar për terrorizëm, një
pjesë e të cilëve janë aty prej
vitesh, pa dalë në gjyq dhe pa iu
bërë asnjë akuzë e drejtpërdrejtë.
Disa prej tyre kanë qenë
subjekt i seancave të marrjeve
në pyetje, ku janë shkelur të
drejtat e Konventës së Gjenevës
në lidhje me sjelljet ndaj të burgosurve.
Që pas vendimit të
Obamës ka pasur mjaft kritikë të
tij që e kanë quajtur atë të nxituar,
pasi personat e dyshuar brenda
burgut mund të shndërrohen
në terroristë potencialë e të sulmojnë
sërish Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. "A do të jetë e lehtë
rruga jonë? Sigurisht që jo, por
jam i bindur që administrata do
të gjejë një zgjidhje balancuese
mes sigurisë së Shteteve të Bashkuara
dhe respektimit të vlerave
e ligjit. Unë duhet të marr vendimet
e duhura për sa i përket
sigurisë së popullit amerikan dhe
mbajtjes së vlerave të Kushtetutës
të paprekura".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›