E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca ka dënuar dhunën në Veri

Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 17:16

Franca ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Bërnjak dhe Jarine në veri të Kosovës dhe ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të çfarëdo dhune.

“Franca i bën thirrje qeverive përgjegjëse që t’i ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar qetësimin e situatës në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bernar Valero, siç transmeton RTK.

Valero ka thënë se zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›