E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca kalon Ukrainën dhe rrebeshin. Anglezë zemërluanësh, Suedia skualifikohet

GRUPI D

UKRAINE – FRANCE 0-2

ANGLI – SUEDI 3-2

1. France 2 1 1 0 3:1 4    
2. Angli 2 1 1 0 4:3 4    
3. Ukraine 2 1 0 1 2:3 3    
4. Suedi 2 0 0 2 3:5 0  

Franca ka marrë fitoren e parë në EURO 2012 duke fituar 2-0 ndaj Ukrainës vendase.

Në minutën e 53-të, Francën e kaloi në epërsi mesfushori  Menez. Vetëm tre minuta më vonë, francezët dyfishuan rezultatin, këtë radhë Kabaje Ndërkohë Kabaje pati  mundësi të shënoi edhe golin e tretë, por goditja e tij për fat të Ukrainës, u ndal në shtyllën pingule.

Ndërkaq më parë rastin më të mirë së paku në pjesën e parë e kishte pikërisht, Menez, i cili për dallim nga takimi i parë këtë radhë filloi nga minuta e parë, për të zëvendësuar Maludan. Kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për faktin që edhe pse në një eveniment të tillë me karakter të lartë organizativ siç është kampionati evropian u ndërpre për rreth një orë. Ky takim u ndërpre vetëm pas katër minutave, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që kishte vërshuar në Donetsk, ndërkaq falë ndaljeve të reshjeve dhe fushës së përgatitur ajo rinisi në ora 19.00.

Ukraina – Franca 0:2 (0:0)

Stadiumi Donbass Arena në Donetsk
Shikues: 51.000
Gjyqtar: B. Kuipers (Holland)
Shënues: Menez (53), Kabaje (56)
KV: Selin, Tymoschuk – Menez, Debuchy, Mexes

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 2-10
Gjuajtjet pranë porte: 8-5
Posedimi i Topit: 49% – 51%
Goditjet nga këndi: 5-6
Pozitat jashtë loje: 2-3
Ndërhyrjet e Palejuara: 7-16

Treluanët anglezë janë treguar të pamposhtur, ku kanë fituar 3-2 ndaj Suedisë, e cila në dy ndeshjet e zhvilluara ka marrë dy humbje duke u larguar parakohe nga EURO 2012. Ky takim pati dramacitetin e tij, ku fituesi u përcaktua në fund. Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të Anglisë me gol të Karrol të shënuar në minutën e 23-të. Por pjesa e dytë nis për suedezët që arrijnë të kthejnë rezultatin në favorin e tyre, ku në minutën e 49-të Melberg detyron Glen Xhonson të shënojë autogol duke barazuar rezultati. Në minutën e 59-të Melberg shënon golin e dytë. Por çelsi i suksesit dhe i kthesës për Anglinë ishte Teo Uelkot, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 61-të. Në minutën e 64-t Uelkot barazon rezultatin në 2-2. Në minutën e 78-të Uelkot merr përsipër një sulm të bukur dhe kombinon për Uellbek që shënon një gol të mrekullueshëm, 3-2 për Anglinë. Në ndeshjen e parë të Grupit D gjurmë la rrebeshi i shiut, ndërsa në takimin e dytë patëm rrebesh golash, të cilat e bënë Suedinë, pas Irlandës që ndeshjen e tretë në grup e luan për statistikë pa shpresë për të vijuar më tej.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›