E Shtunë, 31 Tetor 2026

SUEDI ANGLI Humbja do të ishte fatale për këdo!

A e dini se?

Kjo ndeshje do të jetë e 90-ta për Roi Hodgson, si trajner kombëtareje (me Zvicrën 42, Emiratet Arabe 22, Finlandën 22 dhe Anglinë 4). Kolegu i tij kundërshtar, Erik Hamren, do të drejtojë për të 26-n herë.

Suedi – Angli

ora 20:45, në Kiev

Formacionet e mundshme:

Suedia: Isakson, Lustig, Melberg, Grankvist, M.Olson, Svenson, Kallstrom, Larson, Ibrahimoviç, Toivonen, Elmander.

Anglia: Hart, Xhonson, Terri, Leskot, E. Kol, Milner, Xherrard, Parker, Okslejd-Çambërlein, Jang, Uelbek.

Përgatiti: Admir Gremi

 

SUEDI ANGLI

Humbja do të ishte fatale për këdo!

Suedia e ka nisur Europianin me humbjen ndaj Ukrainës, ndërsa anglezët, që barazuan ndaj Francës, synojnë të hedhin një hap drejt çerekfinaleve

Suedia pritet të aktivizojë Jonas Olson si qendërmbrojtës dhe të kalojë Andreas Grankvist në krahun e djathtë. Sulmuesi Johan Elmander, i rikuperuar, pritet të luajë titullar, në vend të Markus Rozenberg, që nuk shfrytëzoi rastet e ofruara në ndeshjen e parë. Kapiteni i Anglisë, Stivën Xherrard, dhe Skot Parker e kanë kaluar lodhjen e madhe dhe do të vazhdojnë të jenë titullarë në mesfushë. Glen Xhonson do të luajë gjithashtu, pavarësisht se ka marrë antibiotikë për një infeksion në gishtin e madh të këmbës, ndërsa Uejn Runi do të mungojë sërish, për të kompletuar ndeshjen e tij të fundit nga pezullimi i UEFA-s. Mbrojtësi i djathtë, Martin Keli, është në dyshim për Anglinë, për shkak të një sëmundjeje. Pas nisjes së mirë ndaj Francës, Anglia do të këtë tashmë përballë Suedinë, një rival i bezdisshëm për ta. Një kundërshtar, i cili i ka shkaktuar probleme dhe ka irrituar disa formacione angleze përgjatë viteve, teksa Tre Luanët ende nuk kanë fituar një ndeshje kompetitive ndaj tyre. Ecuria prej 7 ndeshjesh pa fitore ka nisur rreth 24 vite më parë, në kualifikueset për Botërorin 1988. Gjithsesi, ajo që nuk bëhet e ditur nga kjo rrjedhojë rezultatesh është: personi përgjegjës për krijimin e kësaj problematike për anglezët të shkaktuar nga Suedia, është pikërisht Roi Hodgson. Trajneri aktual i Anglisë e nisi karrierën e tij menaxheriale në futbollin suedez, si një i panjohur rreth të 30-ave, i cili fitoi 7 kampionate radhazi nga 1976-1990 gjatë drejtimit të Halmstadit dhe Malmos. Gjatë kësaj periudhe, ai ndryshoi fytyrën e trajningut në Suedi, duke i bërë ata më të vëmendshëm në mbrojtje, të fortë psikologjikisht dhe shumë të organizuar, duke trashëguar urtësinë e tij në trajnerët pasardhës dhe lojtarët suedezë. Tani, duke qenë trajner i kombëtares së Anglisë, vendlindjes së tij, e ndjen për detyrë ti japë fund këtij tersi të vazhdueshëm. Lajm i mirë është se, këtë gjë e ka bërë 2 herë më parë, kur ka drejtuar Zvicrën. Ironikisht, ka qenë nën drejtimin e një suedezi, hera e fundit kur Anglia u kualifikua për në çerekfinalet e një Europiani, gjë që është edhe objektivi kryesor për ta në Euro 2012. Ai njeri, Sven-Goran Erikson, i cili udhëhoqi Tre Luanët drejt çerekfinaleve të 2004-s, lavdëroi performancën ndaj francezëve në fillim të javës, duke etiketuar bllokun mbrojtës si elementin më të rëndësishëm të lojës së Anglisë. Gjithsesi, duke patur 1 pikë tashmë në renditje dhe me Ukrainën, që ka marrë tashmë një fitore, Hodgson e di mirë se ekipi i tij duhet të shfaqë më shumë rrezik në sulm, pavarësisht mungesës së vazhdueshme të Uejn Runit, për të përforcuar pozicionin e tyre në grup. Suedia, një komb që për një kohë të gjatë ka çmendur futbollin anglez, është kritikuar dhe është vënë në pikëpyetje nga mediat kombëtare, pas disfatës 2-1 me Ukrainën. Trajneri Erik Hamren e cilësoi atë humbje si një nga momentet më të këqija të karrierës së tij, ndërsa kapiteni dhe golashënuesi, Zlatan Ibrahimoviç, është shfaqur i irrituar me disa prej shokëve të tij të skuadrës, që sipas këndvështrimit të tij, dukeshin më shumë të preokupuar të përshëndeteshin me gratë dhe të dashurat, sapo mbaroi ndeshja e parë. Nuk ka asgjë më të pëlqyeshme për suedezët, sesa një ndeshje ndaj Anglisë për të fokusuar mendjet e tyre, teksa do të zbresin në fushë duke e ditur se një humbje do ti jepte fund shpresave të tyre për Euro 2012-n.

Përballjet direkte:

- Anglia nuk e ka mposhtur kurrë Suedinë në 7 ndeshjet e kaluara kompetitive. Asnjë kombëtare nuk ka mbetur e pamposhtur në 8 ndeshje kundër Anglisë.

- Gareth Berri, i dëmtuar, shënoi golin e fitores me kokë, në miqësoren e Ëembley-t, nëntorin e kaluar, kur Tre Luanët mposhtën Suedinë për herë të parë, që prej 1968-s.

- 4 nga 6 ndeshjet e fundit kanë përfunduar në barazim, përfshi 3 ndeshjet e fundit kompetitive.

Suedia

- Suedia ka humbur 3 ndeshjet e fundit në kampionatet europiane, ecuria më e keqe e humbjeve në historinë e turneut.

- Suedia ka shënuar në të 11-ta ndeshjet kompetitive nën drejtimin e Erik Hamren.

- Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar në të 4-ta ndeshjet e fundit të Suedisë. Lojtari i fundit që ka shënuar në 5 ndeshje radhazi për suedezët, ka qenë Henrik Larson, në vitin 2001.

- Goli i Ibrahimoviç ndaj Ukrainës, bëri që ai të jetë lojtari i 5-të që shënon në 3 kampionate të ndryshme europiane: pas Jurgen Klinsman, Vladimir Shmicer, Tierri Henri dhe Nunjo Gomesh.

Anglia

- Anglia ka dështuar të shënojë më shumë sesa 1 gol në 7 ndeshjet e fundit, në kompeticionet madhore, që prej barazimit 2-2 në Botëror me Suedinë (në 2006), kur Xho Kol dhe Stivën Xherrard ishin autorë të golave.

- Ata kanë fituar 4 ndeshjet e fundit në një turne madhor, më 15 qershor, pa pësuar asnjë gol; përfshi fitoren 2-0 të iniciuar nga Pol Gaskonj ndaj Skocisë, gjatë Euro 1996-s.Gjithsesi, ata kanë humbur 2 ndeshje në po këtë datë në historinë e Europianëve, përfshi disfatën 3-1 ndaj Holandës në 1988-n.

- Anglia ka përqindjen më të ulët të pasimeve (51%) në gjysmëfushën e kundërshtarit, nga të gjithë ekipet që luajtën në raundin e parë të ndeshjeve në grupe.

Roi Hodsgon nuk i druhet lodhjes së luanëve

Trajneri i Anglisë, Roi Hodgson, ka këmbëngulur se shqetësimet e tij për lodhjen e lojtarëve, nuk kanë të bëjnë ekskluzivisht me Stivën Xherrard e Skot Parker, teksa ekipi i tij përgatitet për ndeshjen e dytë në grupin D, atë ndaj Suedisë. Skot është 31 ndërsa Stivën 32, kështu që nuk jemi duke folur për lojtarë të vjetër, tha Hodgson për mediat angleze. Mosha nuk më shqetëson, natyrisht kur shkon drejt ndeshjes së tretë në grup do të duhet të shqetësohesh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për Xherrard dhe Parker. Dyshime ka për futbollistët e çdo lloj moshe, sepse të luash 3 ndeshje në këtë Ukrainë të nxehtë, është normale të lodhet kushdo. Sigurisht, Suedia ka lojtarë ndjeshëm më të vjetër sesa ne, megjithatë kam dëgjuar se jemi ekipi i tretë më i ri i këtij turneu. Gjithsesi, besoj se kemi lojtarët e duhur në skuadër, për të hedhur hapin e kërkuar përpara. Jam shumë i sigurt se të gjithë këta lojtarë dëshirojnë të luajnë në të gjitha ndeshjet dhe po punojnë shumë fort pas takimit me Francën, për të qenë gjithnjë të gatshëm.

Hamren: U treguam frikacakë ndaj Ukrainës

Suedia është përgatitur për ndeshjen e dytë në Euro 2012 ndaj Anglisë, e rënduar nga një vlerësim i ashpër i trajnerit, Erik Hamren. Ai i quajti lojtarët e tij frikacakë, pas humbjes 2-1 ndaj bashkë organizatorëve të Ukrainës, në Kiev. Nuk po arrijmë nivel

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›