E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Greqisë: Ekonomia greke do të tkurret 2%, çmimet do të rriten 3% Punëtorë grek në protesta

Ekonomia greke do të tkurret me 2 për qind këtë vit, ndërsa çmimet e konsumatorëve do të rriten me 3 për qind. Parashikimet vijnë nga Banka e Greqisë në një raport të publikuar sot. Njoftimet se kriza do të vazhdojë në Greqi janë vetëm një prej disa problemeve ekonomike të vendit. Athina ka shkurtuar shpenzimet qeveritare në përpjekje për të reduktuar defiçitin buxhetor qeveritar. Megjithatë, zyrtarët grekë thonë se ende u duhet të marrin borxh dhjetëra miliarda dollarë, të cilat ofrohen me norma shumë të larta interesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›